By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve
Shëndetësi

Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve

Kosova Times
Last updated: 2023/03/11 at 11:37 AM
Kosova Times Published March 11, 2023
Share
SHARE

Keqpërdorimet me çmimet e barnave në farmacitë e Kosovës po i kushtojnë shumë xhepit të qytetarëve. Ata janë ankuar për Radio Kosovën për  çmimet e larta të barnave në krahasim me të ardhurat që i kanë. Ndërsa nga Oda e Farmacistëve të Kosovës thonë se mungesa e ligjit që rregullon çmimet e barnave, shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik.

Mungesa e ligjit që rregullon çmimin e produkteve medicinale nëpër barnatore, po vazhdon ta rëndojë xhepin e qytetarëve. Ata thonë se mungesa e zbatimit të ligjit, po bënë që nga farmacitë të ketë keqpërdorime të çmimeve. Të intervistuar nga Radio Kosova, qytetarët flasin për çmimet e barnave që ndryshojnë nga farmacia në farmaci.

“Në këto dy barnatore që janë të ngjitura me njëra tjetrën, të njëjtin produkt e blej më çmim të ndryshëm e kjo është shumë  shqetësuese. Ndërsa në raport me vendet e rajonit çmimet ndryshojnë shumë”, thotë një qytetar për Radio Kosovën.

“Një injeksion qe blihet këtu për trajtimin e një sëmundje në Kosovë kushton 500 euro, ndërsa i njëjti injeksion në Turqi është 70 euro, dikush duhet të shkojë në burg për këtë keqpërdorim. Në krahasim më nivelin e pagave në Kosovë, çmimet e barnave janë shumë të larta”, thotë një tjetër.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës,  Arianit Zajmi, thotë për Radio Kosovën se mos rregullimi i çmimeve  po shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik dhe më së shumti këtë e vuajnë pacientët që duhet t’i paguajnë barnat shumëfish më shtrenjtë.

Zajmi thotë se Kosova  është vendi i dytë pas Bjellorusisë, që nuk e ka të rregulluar çmimin e barnave. Ai thekson se ka pasur edhe grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin miratimin e ligjit.

“Natyrisht që ka grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin ligjin, ka pasur edhe farmacistë që kanë tentuar ta ndalin ligjin por ka qenë një numër  i vogël dhe i papërfillshëm. Mirëpo shpresojmë që ky ligj kur të shkojë në parlament, ta gjejë rrugën e duhur deri në aprovim”, thotë Zajmi.

Projektligji që rregullon çmimet e produkteve medicinale tashmë ka kaluar në Qeveri dhe i njëjti pritet që të sillet edhe në Kuvend për diskutim dhe pas dy leximeve të hyjë në fuqi.

You Might Also Like

IKSHPK thirrje për vaksinimin e fëmijëve: Mbron nga sëmundjet e rrezikshme

Dy mjekë të ORL-së kryejnë mbi 400 operacione në Spitalin e Mitrovicës

Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të autizmit`

Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK

Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin

Kosova Times March 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Nora Gjakova e pafat, lëndimi ia pamundëson të paraqitet në finale
Qeveria i bën thirrje Listës Serbe “të mos ushtrojë presion ndaj serbëve” për votimin në veri
Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga Duka
Një qytet kyç i Ukrainës është gati të bjerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?