By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump ka premtuar të rrisë tarifat ndaj Kinës në 130%
October 11, 2025
Si perfundoi konflikti Moske-Baku?
October 11, 2025
Shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë kanë vrarë më shumë se 20 persona
October 11, 2025
Handanoviq: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in
October 11, 2025
Montgomery: Nuk e shoh rikthimin e politikës së vjeter në rajon, pikë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cramon: Shpresoj të ketë marrëveshje në Ohër, do të ishte hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Cramon: Shpresoj të ketë marrëveshje në Ohër, do të ishte hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet
Ballina 1Lajme

Cramon: Shpresoj të ketë marrëveshje në Ohër, do të ishte hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 9:59 PM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, me 18 mars.

Cramon, e cila e ka shpërndarë shkrimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde në Twitter ka thënë se arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet.

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Cramon.

Ndërkaq, Rohde ka deklaruar se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se nuk duhet humbur “autobusi”, por të veprohet në konstruktivitet.

“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Ndërsa, kryeministri Kurti, gjatë të dielës, ka adresuar një video-mesazh për edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Gjatë kësaj, Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Propozimin evropian për normalizim të marrdhënieve.

“Në takimin trilateral në Bruksel unë ofrova të nënshkruaja një marrëveshje bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi, dhe këtë refuzim ai e bëri publik pdoli nga takimi”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi se gjatë javës së ardhshme do të takohen sërish në Ohër.

“Javën tjetër ne do të takohemi sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Ne besojmë se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke”, tha Kurti.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian, të enjten në Bruksel gjatë një takimi me gazetarë, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin ose planin e zbatimit.

Ky zyrtar ka sqaruar edhe dilemat që kanë lindur rreth nënshkrimit apo jo të Marrëveshjes, dhe interpretimit të palëve.

“Kemi pasur dy pjesë të dokumentit unik. Propozimin dhe aneksin [planin] për implementim. Nuk u diskutua për propozimin, sepse palët u pajtuan se nuk ka më nevojë. Fokusi ishte në implementim. Do të ishte ideale sikur të kishte pajtim për të dyja dokumentet, por kjo nuk ishte reale. Skenari më i keq ishte sikur të mos pajtoheshin për asnjërin”, tha ai.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Moti në Shqipëri me vranësira dhe shi

Kosova Times Kosova Times March 6, 2024
OKB-ja paralajmëron rrezikun e vdekjes nga uria në disa vende
Fletarrestet e Rusisë, reagon Sveçla thotë se nuk është brengë e tij
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?