By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
June 26, 2025
June 26, 2025
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë
June 26, 2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
June 26, 2025
Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mësues pa diplomë mësuesie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mësues pa diplomë mësuesie
Ballina 2Rajon / Botë

Mësues pa diplomë mësuesie

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 3:00 PM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Të bëhesh mësues pa u diplomuar për mësuesi! Ministria e Arsimit e Shqipërisë, përmes një udhëzimi të bërë publik në muajin shkurt, ua dha këtë mundësi të rinjve të diplomuar në degë të përafërta me mësuesinë.

Ndonëse u kundërshtua nga ekspertë të fushës dhe disa mësimdhënës, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se vendimi merret për të rritur nivelin e mësimdhënies.

“Duke pasur objektiv primar interesin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për mësimdhënie në nivele të larta shkencore dhe psiko-pedagogjike, kemi hartuar dhe miratuar një udhëzim të ri, i cili mundëson që profesionin e mësuesit ta ushtrojnë profesionistë të diplomuar në fusha të ndryshme, si: inxhinieri, ekonomi, art, gjuhësi, përkthim, etj., por pasi ta kenë bërë formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, i cili do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë”, tha Kushi.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse kjo masë merret për shkak se ka mungesa të mësuesve, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shpend Gjana, tha se aktualisht nuk bëhet fjalë për një problematikë të tillë.

“Nuk ka mungesa, por si për çdo profesion tjetër duhet menduar në afat të gjatë, me plane 5-10-vjeçare. Pra, kjo është një masë për të parandaluar mungesën e mundshme të profesionistëve të kësaj fushe”, tha Gjana.

Shkolla fillore "Gjon Buzuku" në Tiranë
Shkolla fillore “Gjon Buzuku” në Tiranë

Vendim demotivues dhe diskriminues

Luiza Myrtaj Nezha, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Skënder Luarasi” në Tiranë, e konsideron të padrejtë këtë vendim për disa arsye.

“Nuk mund të jetë mësues një individ, i cili gjatë shkollimit të tij nuk ka bërë pedagogji, psikologji dhe metodologji mësimdhënieje. Vetëm me një kurs disamujor nuk bëhesh mësues”.

“Nga ana tjetër, kjo është e padrejtë për të gjithë ata mësues, të cilët kanë mbaruar sistemin 3+1 apo 3+2, janë licencuar dhe kanë vite që sorollaten në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’[v.j. portal nëpërmjet të cilit mësuesit aplikojnë për vendet e punës], duke punuar me kontrata të përkohshme apo jashtë profilit të tyre si ndihmësmësues. Ky është thjesht demotivim për brezat e rinj të mësuesve, mes të cilëve kemi edhe shumë të mirë e të përgatitur”, thotë Myrtaj Nezha për Radion Evropa e Lirë.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se udhëzimi shkel Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, pasi në të përcaktohet se: “Mësuesi në institucionin arsimor duhet të ketë fituar diplomën në fushën e edukimit ose të njëvlershme me të”. Sipas tij, udhëzimi është diskriminues ndaj mësuesve që janë aktualisht në sistem.

“Një mësuesi i është dashur që të bëjë tre vjet studime [në nivelin] ‘bachelor’, dy vjet ‘master’ dhe një vit praktikë, ndërsa pas udhëzimit [të ri] një mësuesi i duhet një diplomë ‘bachelor’, tre muaj kurs psiko-pedagogjik, tre muaj praktikë dhe bëhet mësimdhënës. Kjo është absurde, nuk ka asnjë justifikim dhe del tërësisht jashtë kornizave të edukimit”.

“Ne kemi mësues në sistem që presin, kemi mësues që janë duke studiuar në këto programe studimi mësuesie dhe nuk besoj se kemi një nevojë të madhe”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse Ministria e Arsimit përpiqet ta “kompensojë” interesimin gjithnjë e më të vogël për programet e mësuesisë, por, shton ai, vendimi është “i nxituar, i pastudiuar dhe me pasoja të paparashikueshme për arsimin në Shqipëri”.

Paga mesatare e një mësuesi në Shqipëri është 60 mijë lekë, ose rreth 520 euro.

Për t’i nxitur të rinjtë që të studiojnë për mësuesi, kjo degë është ndër 35 degët e shpallura si prioritare nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Maturantët që zgjedhin mësuesinë apo një nga degët e tjera prioritare, si: matematika, fizika, veterinaria etj., përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe stimulohen me bursë.

Bursa është sa një pagë minimale çdo muaj – aktualisht 36 mijë lekë, ose 315 euro. Për t’u regjistruar në degët prioritare, mesatarja e notave duhet të jetë 8.5 dhe nëse gjatë studimit bie nga ky nivel, e humb bursën.

Ata që e përfitojnë atë, do të duhet që pas studimeve të punojnë për tre vjet aty ku ka nevojë.

“Të rriten pagat”

Mësuesja Luiza Myrtaj Nezha thotë se për të rritur interesimin për mësuesi, duhen politika që, siç shprehet, e rrisin dinjitetin e profesionit të mësuesit.

“Duhet të rritet paga e mësuesve”, thotë ajo.

“T’iu krijohet mundësi mësuesve që të kenë kontrata përfundimtare dhe jo të detyrohen çdo vit të hyjnë në portalin ‘Mësues për Shqipërinë” për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor”, shton mësuesja.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se udhëzimi i Ministrisë së Arsimit do të duhej të shoqërohej me një studim, që do të tregonte se a ka, aktualisht, mungesa të mësuesve dhe si do të jetë situata pas dhjetë apo njëzet vjetësh?

“Ministria e Arsimit duhet të marrë masa të tjera, si p.sh.: rritja e buxhetit për arsimin, rritja e pagave të mësuesve, paketë shtesë monetare për mësuesit që shkojnë në periferi apo në zona të thella, motivime për të rinjtë që të shkojnë në degët e mësuesisë duke garantuar vendin e punës në bazë të meritës së tyre, rezultateve, performancës profesionale”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, problemi i mungesës së mësuesve “nuk zgjidhet me udhëzime, por me masa konkrete që japin rezultate në një periudhë afatgjate”.

Udhëzimi i ri do të vlejë për të diplomuarit në vitin akademik 2022/2023.

Këtë vit akademik, në degët prioritare, ku bën pjesë edhe mësuesia, kishte rreth 20% më pak studentë të regjistruar sesa një vit më parë.

You Might Also Like

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas rritjes së tensioneve, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në Bruksel

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Mali i Zi, shtatë orë pune, pritet të realizohet deri në fund të vitit
Rama: Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Petkoviq i quan te “rreme” akuzat e Kurtit!
Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?