By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski: Sofja duhet të kërkojë falje për holokaustin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pendarovski: Sofja duhet të kërkojë falje për holokaustin
Ballina 2Rajon / Botë

Pendarovski: Sofja duhet të kërkojë falje për holokaustin

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 2:54 PM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Askund në Evropë, koncepti morbid i quajtur “zgjidhje përfundimtare e çështjes hebraike” nuk ishte zbatuar në mënyrë më efikase se sa në Maqedoninë e atëhershme të okupuar. Si në gjuhën hebraike ashtu edhe në gjuhën maqedonase kuptimi origjinal i fjalës drejtësi, i referohet asaj që i përgjigjet së vërtetës. Drejtësia nënkupton të njihet dhe emërtohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para përmendores së 7.144 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia e Veriut – ish Monopoli i Shkupit të cilët pikërisht në atë vend para 80 vjetëve në tri kolona ishin dërguar në stacionin hekurudhor dhe ishin dëbuar në kampin Treblinka.

“Në mesin e gjashtë milionë hebrenjve që pësuan ishin edhe bashkatdhetarët tanë. Në fatin e tyre ne mund të njohim të gjitha fazat e Holokaustit. Hapi i parë ishte diskriminimi. Në atë kohë regjimi fashist në Sofje miratoi Ligjin për mbrojtjen e kombit, me të cilin hebrenjtë maqedonas diskriminoheshin sistematikisht. Të privuar nga shtetësia dhe mbrojtja ligjore, hebrenjtë u përjashtuan nga shërbimet publike, fëmijët u përjashtuan nga shkollat, familjet u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Hapi i dytë ishte izolimi. Me urdhër të Komisariatit për Çështje Hebraike, hebrenjtë duhej të mbanin Yllin e verdhë të Davidit në publik. Në atë mënyrë, simboli shekullor i identitetit hebraik u keqpërdor për të stigmatizuar hebrenjtë si të ndryshëm, të huaj dhe të rrezikshëm. Hapi i tretë ishte dehumanizimi”, theksoi Pendarovski.

Gati të gjithë hebrenjtë nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, theksoi Pendarovski, nga Monopoli i Shkupit ishin dëbuar në Treblinkë ku në dhoma gazi u shuan jetët e afro një milionë njerëzve, në mesin e të cilëve edhe të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut të cilët përfaqësonin 98 për qind të popullatës hebraike në Maqedoninë e Veriut dhe një të tretën e viktimave nga Maqedonia e Veriut në Luftën e Dytë Botërore.

“Përballë këtyre fakteve, ne jemi të detyruar të shtrojmë këto pyetje: a kemi ne, gjeneratat e sotme të drejtë të qetësojmë ndërgjegjen jo të pastër për Holokaustin e hebrenjve maqedonas? A guxojmë të heshtim përballë revizionizmit historik që rehabiliton kriminelët dhe nderon fajtorët? A duhet të harrojmë se me nënshkrimet e kujt hebrenjtë maqedonas u privuan sistematikisht nga të drejtat e tyre civile, ekonomike dhe njerëzore dhe u dërguan në vdekje”, pyeti Pendarovski.

Ai tha që Bullgaria të kërkojë falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia e Veriut.

“Si në gjuhën hebraike ashtu edhe në gjuhën maqedonase, kuptimi origjinal i fjalës drejtësi i referohet asaj që i përgjigjet të vërtetës. Drejtësi do të thotë të njohësh dhe emërtosh të vërtetën dhe që ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në atë kohë në Sofje në dëbimin e hebrenjve maqedonas”, theksoi Pendarovski.

Kjo, shtoi Pendarovski, është kohë kritike kur numri i dëshmitarëve të mbijetuar në Holokaust po ulet, ndërsa antisemitizmi po rritet.

“Institucionet tona janë të detyruara të zbatojnë detyrimet që kemi marrë si vend në forumin ndërkombëtar për Holokaustin në Malmo. Ndërsa ajo është që përmes programit mësimor dhe vizitës së detyrueshme në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit t’i edukojmë nxënësit për të vërtetën për këtë gjenocid dhe për t’i mbrojtur ata nga virusi i rrezikshëm i antisemitizmit. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Eli Visel, i quajtur ndërgjegjja e botës, dikur tha: ‘Nëse diçka mund të shpëtojë njerëzimin, vetëm kujtesa mundet. Për mua, shpresa pa kujtesë është si kujtesa pa shpresë’. Prandaj është obligim moral që të kujtojmë dhe të mos harrojmë, që asnjëherë të mos lejojmë që forcat e së keqes ta përsërisin krimin”, tha presidenti Pendarovski.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të çmendurit e Putinit përmendin armët bërthamore dhe bëjnë thirrje për bombardimin e Oksfordit dhe Kembrixhit

Kosova Times Kosova Times September 25, 2025
Zjarrfikësja ka njoftuar: 50 zjarre në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, një paralajmërim i rëndësishëm
Kishin mbetur të bllokuar në Lëpushë, dy turistët belgë shpëtohen nga policia
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Skndaloze: Fotot e montuara te Piculës me një kapele ustashe vërshuan Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?