By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 236 mijë lëndë nëpër gjykatat e Kosovës në pritje për t’u zgjidhur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 236 mijë lëndë nëpër gjykatat e Kosovës në pritje për t’u zgjidhur
Ballina 1Lajme

Mbi 236 mijë lëndë nëpër gjykatat e Kosovës në pritje për t’u zgjidhur

Kosova Times
Last updated: 2023/03/13 at 4:20 PM
Kosova Times Published March 13, 2023
Share
SHARE

Mbi 236 mijë lëndë të ndryshme nëpër gjykatat e vendit janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me më se shumti lëndë të pazgjidhura. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të vitit 2022 janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura në gjykata.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në raportin për vitin 2022 thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato Themelore kanë pasur mbi 295 mijë lëndë,  ku 222 mijë  janë lëndë të trashëguar, ndërsa janë pranuar 73 mijë e 276 të tjera.

Zvarritja e lëndëve sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, po ndodh për shkak të mos trajtimit të tyre brenda afateve ligjore,si dhe mos menaxhimi adekuat i lëndëve nga ana e gjyqtarëve.

“Jo vetëm në çështjet administrative, penale dhe komerciale por edhe planifikimi jo adekuat i KGJK-ës me shpërndarjen e gjyqtarëve nëpër gjykata në bazë të numrit të lëndëve. Në këtë drejtim, KGJK do të duhej që më shumë t’i kushtonte rëndësi planifikimit të shpërndarjes së gjyqtarëve nëpër gjykata në bazë të lëndëve dhe llogaridhënie të gjyqtarëve për lëndët dhe neglizhencën e tyre që nuk i përmbushin detyrat e tyre”, thotë IKD.

Sipas KGJK-së, një ndër arsyet e grumbullimit të lëndëve ishte edhe mungesa e gjyqtarëve nëpër disa departamente.

Mirëpo Ehat Miftaraj nga IKD thotë se KGJK ka arritur ta rrisë numrin e gjyqtarëve por që performansa dhe efikasiteti ka shënuar rënie.

“Paralelisht me numrin e rritjes së gjyqtarëve kemi parë që ka ndodhur e kundërta, në vend që të rritet numri i lëndëve të zgjidhura ka ndodhur e kundërta. Kjo nuk mund të merret si shkak si arsyetim që vetëm për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve kemi rritje të lëndëve”, tha Ehat Miftaraj nga IKD

Kurse Albana Hasani, nga Lëvizja FOL, thotë se një ndër shkaqet e grumbullimit të lëndëve nëpër gjykata është edhe ulja e pagave dhe dorëheqja e gjyqtarëve nga gjykata në veri të vendit. Sipas saj, në veri nuk ka gjyqësor funksional.

“Çështja e uljes së pagave e cila i dekurajon dhe demotivon gjyqtarët ta kryejnë punën me efektivitet dhe i inkurajon ata të kalojnë në një profesion tjetër siç është në avokati, pra, atje ku kanë më shumë leverdi”, tha Hasani.

Sipas të dhënave të KGjK-së, në gjykatat e Kosovës punojnë rreth 400 gjyqtarë, prej tyre 299 në Gjykata Themelore, derisa shërbyes civilë janë njëmijë e pesëqind e shtatë. Gjykata me më së shumti lëndë në pritje për shqyrtim është Gjykata Themelore, dega në Prishtinë, me mbi 63 mijë e 700 lëndë, e ndjekur nga Prizreni me mbi 15 mijë e 700 dhe Ferizaj me mbi 15 mijë e 60 lëndë.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times March 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pse kundërofensiva eventuale e Ukrainës mund të shënojë momentin më të rëndësishëm të luftës

Kosova Times Kosova Times April 29, 2023
Osmani: S`ka Ballkan të Hapur pa pjesëmarrjen e 6 shteteve të rajonit
Salmonella dhe Escherichia coli po përhapen në një hotel në Loshinj. Rreth 30 fëmijë në urgjencë
Qindra mjekë të papunë, por anesteziologë të pushtetshëm me zero operacione – të pandëshkuar!
A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?