By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
Ballina 1Tema

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Kosova Times
Last updated: 2023/03/13 at 4:16 PM
Kosova Times Published March 13, 2023
Share
SHARE

Prodhimet e bëra në Kosovë, që njihen edhe si “Made in Kosova”, shpesh kanë çmim të njëjtë me produktet e ngjashme të importuara, apo, në disa raste, janë edhe më të shtrenjta.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë javë disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku hasi në sheqer më të shtrenjtë se sheqeri i importuar, në salcë më të shtrenjtë apo në peceta më të shtrenjta.

“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë.

Vebi Mjeku, bashkëqytetar i tij, thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira.

“E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale, sipas tyre, aspak të favorshme.

“Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe kompanitë e tyre kanë subvencionime të ndryshme nga shteti. Këto politika që ata i kanë, na penalizojnë, sepse ne nuk i kemi”, thotë Isa Rakovica, drejtor i shitjes në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

Ai thotë se punon me një marzhë më të vogël të fitimit, për të nxjerrë në treg çmime sa më të lira.

Në Odën Ekonomike të Kosovës pohojnë ngjashëm. Kryetari Lulzim Rafuna thotë se, sipas informacioneve që ka, bizneset në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe disa vende të tjera prej nga importon Kosova, kanë politika më të mira fiskale dhe subvencionohen nga shteti.

“Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende, prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Shteti, sipas tij, duhet të intervenojë te politika fiskale, qoftë me zbritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, të tatimit doganor e të tjera.

Ai thotë se nga viti 2019 asnjë politikë fiskale nuk ka ndryshuar në favor të prodhuesve.
Sipas Rafunës, Ligji për masat anti-damping duhet të vihet po ashtu në zbatim.

Dampingu shkaktohet kur një vend eksporton në Kosovë produkte me çmime më të lira se vlera normale e tyre dhe, rrjedhimisht, dëmton industrinë e brendshme prodhuese.

Në atë rast, mekanizmi anti-damping nënkupton vendosjen e një takse që duhet ta paguajë eksportuesi.

Kosova ka miratuar Ligjin për masat anti-damping në vitin 2014. Për herë të fundit e ka zbatuar në vitin 2021 kundër disa produkteve të Serbisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të diskutuar në lidhje me këtë temë.

Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti.

“Qeveria do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, duke synuar digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese”, thuhet në planin e Qeverisë, por nuk është e qartë se deri ku ka arritur zbatimi.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian, ndonëse, sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 2.400 kompani prodhuese.

Vendi, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak – gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen ekonomike.

Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritja ekonomike gjatë vitit 2023 pritet të jetë 3-4 për qind.

Gjatë vitit të kaluar, si konsumatorët, ashtu edhe prodhuesit i ka goditur edhe inflacioni i lartë. Kosova e ka mbyllur 2022-shin me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

You Might Also Like

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times March 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: S’duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi

Kosova Times Kosova Times September 4, 2023
Sulm me thikë në Francë, një i vrarë, disa të plagosur: Sulmuesi bërtiti Allahu Ekber
Media shtetërore në Iran: Të paktën 35 të vdekur në protesta
VIDEO Rafineria më e madhe e Rosneft po digjet
Varësia nga nafta. Rusia humb para në “luftën tarifore”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?