By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/03/13 at 11:09 PM
Kosova Times Published March 13, 2023
Share
SHARE

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Ajo po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë qark.

Avokati mbrojtës i shtetases ruse më 10 mars i ka drejtuar kërkesën për azil Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë. Kërkesa vjen tre muaj pasi Moska kërkoi ekstradimin e saj, pasi akuzohet për “Marrje të paligjshme të informacionit, që përbën sekret shtetëror”.

“Nëse kthehem në Federatën Ruse do të persekutohem për shkak të bindjeve te mia politike”, pretendoi 33-vjeçarja ruse.

Avokati i saj mbrojtës, Isuf Shehu, theksoi se kjo shtetase ruse mund të persekutohet në shtetin e saj.

“Ka arsye të mendohet se ajo do t’iu nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore, poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Kthimi i kësaj shtetaseje në Rusi, do të ishte në kundërshtim me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në kërkesën dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu mbrojtja thekson se autoritetet ruse po përdorin një procedim penal të vjetër (të vitit 2018) të cilin e kanë shfrytëzuar për ta rihapur, pasi janë njohur me qëndrimet e saj kundër luftës në Ukrainë, të shprehura në rrjetet sociale. Më tej nënvizohet edhe fakti se ish-bashkëshorti i Svetlanës është përkrahës i politikës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe bindjet politike kanë qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre.

Në kërkesën për azil politik kthehen në vëmendje raporte të disa organizatave ndërkombëtare, që theksojnë se Rusia nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe faktin se prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, Igor Viktorovich Krasnov, që ka firmosur kërkesën për ekstradimin e saj, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara.

Avokati thekson se Ligji për azilin në Republikën e Shqipërisë parashikon garantimin e së drejtës për azil për shtetasit e huaj që refuzojnë të kthehen në vendin e tyre dhe kujton se sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë të vitit 2022, Rusia nuk është pjesë e listës së shteteve të treta të sigurta.

Tre të akuzuarit për spiunazh, Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov u kapën duke fotografuar uzinën e Gramshit, ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën disa materiale të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike ushtarake në Shqipëri. Uzina ushtarake në Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.

Ata u lanë në arrest me burg dhe akuzohen për “Dhëni të informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Të njëjtën masë sigurie la në fuqi edhe Gjykata e Apelit, pas anikimimit prej tyre. Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ankimuan sërish në Gjykata e Lartë. Kërkesa e Fedir Alpatov nuk u pranua, ndërsa ankimimi i SvetlanaTimofeeva dhe Mikhail Zorin nuk janë shqyrtuar ende nga Gjykata e Lartë. Tre të akuzuarit për spiunazh dhe avokatët e tyre e kundërshtojnë akuzat.

You Might Also Like

Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?

Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin

“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë

Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro

Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?

Kosova Times March 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tentuan të fitojnë punë me diploma false, KEK i qon te organet drejtësisë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Kurti: Rasti i mjedrave është shembull i potencialit tonë eksportues
Klubet shqiptare mësojnë kundërshtarët
Kastrati: Kosova është vend atraktiv i të bërit biznes
Gjilani mposht Feronikelin ’74, shijon fitoren e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?