By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Asociacioni, kushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: Asociacioni, kushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian
Ballina 1Lajme

Lajçak: Asociacioni, kushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 1:22 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të formohet në Kosovë, pasi “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Sipas tij, Asociacioni është parakushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian.

Lajçak i ka bërë këto deklarata në një intervistë që pritet të publikohet mbrëmjen e së martës në televizionin publik serb, pak ditë para takimit që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim palët pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, ata kanë thënë se pajtohen me përmbajtjen e dokumentit, që quhet edhe “Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve”.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashhkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Në intervistë, Lajçak është raportuar të ketë thënë se synimi i dialogut mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja, nuk është që dikush të fitojë apo të humbë.

“Synimi është që të gjejmë situatë që nxjerr fitues dy palët dhe që ua hap rrugën evropiane”, ka thënë deklaruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Ndonëse propozimi i BE-së nuk përmend në mënyrë specifike Asociacionin, në të theksohet që palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar në të kaluarën.

Në mesin e tyre është edhe ajo për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

You Might Also Like

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu

Akademia e Shkencave, veprimtari përkujtimore në nderim të Ismail Kadaresë

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan

Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shikoni si duket banesa e kreut të arrestuar të Coza Nostra-s VIDEO

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
James Rubin në rajon nga sot për luftën kundër dezinformatave ruse
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Aeroportet e Moskës kanë ndaluar pranimin dhe dërgimin e fluturimeve për shkak të afrimit të dronëve
Policia konfiskon armë në Mitrovicë dhe Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?