By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PD nuk regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > PD nuk regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit
Ballina 2Rajon / Botë

PD nuk regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 8:38 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri vendosi të mos e regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Shkak për këtë vendim u bë mosplotësimi i dokumentacionit që iu kërkua Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues i detyrës së kryetarit të këtij subjekti politik.

Kriza e përfaqësimit të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, prej një viti ka shkaktuar situata të ndërlikuara dhe tashmë ka vënë në vështirësi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pak kohë para fushatës për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në mbledhjen e 9 marsit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, tha se bazuar në regjistrin e partive politike, kryetar i Partisë Demokratike njihet zyrtarisht Lulzim Basha, i cili edhe pse publikisht ka dhënë dorëheqjen që në mars të vitit 2021, këtë vendim nuk e ka pasuar me veprimet e duhura juridike në gjykatë. Për këtë arsye dokumentet që duhet të dorëzojë PD-ja për t’u regjistruar në zgjedhje duhet të kenë firmën e tij. Po,r pikërisht ajo që njihet si “deklarata solemne” që ka të bëjë me angazhimin kundër krimeve zgjedhore, nuk mban firmën e Lulzim Bashës, por të deleguarit prej tij në krye të partisë, Enkelejd Alibeaj.

Pas afatit që iu la nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky dokument nuk u dorëzua.

“Në kushtet kur ‘deklarata solemne’ nuk është në rrethanat e duhura, vlerësoj se kërkesa e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Kjo vendimmarrje është tërësisht në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpretimin tim të bazuar në bazë ligjore. Nuk ka asnjë interpretim tjetër, KQZ vendos mospranimin e regjistrimit në zgjedhje, të PD-së”, tha Celibashi.

Vendimi solli reagimin e ushtruesi të detyrës së kryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese, të pavarura, kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë”, theksoi Alibeaj.

Partia Demokratike ankimoi menjëherë vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Nëse sërish nuk pranohet kërkesa, PD-ja ka edhe një tjetër mundësi për të kërkuar regjistrimin në zgjedhje, në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërkaq e mërkura është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Kjo është mundësia e vetme që Sali Berisha, të regjistrojë kandidatët e tij për kryetarë të bashkive nën siglën e një koalicioni, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë prej partive të vogla për të krijuar një aleancë për zgjedhjet e 14 majit.

Kriza e përfaqësimit të PD-së është krijuar që shtator të vitin 2021, kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar dhe nga Partia Demokratike, ish-kreun e partisë, njëherësh ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Vendimi nuk u pranua nga Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët mblodhën struktura paralele duke i kërkuar anëtarësisë të votojë për forumet e reja të partisë si Kuvendi i Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar e të tjera, të cilat votuan Sali Berishën për kryetar partie, por edhe logon e re të PD-së.

Më 21 mars të 2022, Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij.

Ky vendim u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit vendosi që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit.

You Might Also Like

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kujtimet e Alexei Navalnit, një dëshmi e qëndresës së tij

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë
Shpërtheu sistemi i ngrohjes me gaz, lëndohet qifti në Lipjan
Quta: Parisermeni e dinte se çfarë po përgatitej në Kosovë
Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?