By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia reagon pasi ministri serb kërkon sanksionimin e Moskës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia reagon pasi ministri serb kërkon sanksionimin e Moskës
Rajon / Botë

Rusia reagon pasi ministri serb kërkon sanksionimin e Moskës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 6:20 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar kërkesën e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Radeta Basta, që Qeveria serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Disa sjellje të çuditshme: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po kërkon kundërshtimin e Rusisë. Ndoshta është më mirë nëse ministri serb do të fliste ashpër kundër presionit ndaj shtetit të tij?”, shkroi Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.

Deri më tani, ky është reagimi i vetëm i Rusisë për deklaratën e bërë nga Basta më 13 mars.

Ministri serb deklaroi se Serbia po përballet me presion, pasi siç tha ai, nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Moskës.

“Rusia, për dallim nga ShBA-ja, gjithmonë ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk ka të bëjë vetëm me të vërtetën historike, por me një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i ShBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalojë, por vetëm do të rritet”, tha Maria Zakharova.

Basta është ministri i parë i Qeverisë serbe, i cili që ka nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, publikisht është deklaruar në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai ka shpjeguar se kjo do të duhej të bëhet për shkak të ekonomisë serbe dhe interesave kombëtare.

“E shoh sesa presion po vendoset mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nuk mund të pranoj që të vazhdojmë të jemi të heshtur”, deklaroi ministri serb i Ekonomisë.

Ministri Basta është zyrtar i partisë Serbia e Bashkuar që është partnere e koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiqit.

Këto parti janë në pushtet së bashku me Partinë Progresive Serbe të presidentit Vuçiq.

Ivica Daçiq, që është ministër i Jashtëm i Serbisë, tha se partia e tij mbështet qëndrimin e marrë vitin e kaluar nga Këshilli për Siguri Kombëtare i shtetit.

“Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk është në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Daçiq më 13 mars.

Ai tha se qëndrimi i ministrit Basta nuk paraqet qëndrimin e partnerëve të koalicionit.

Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në BE, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia, që gëzon raporte të ngushta me Rusinë, po ashtu është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, por ka përkrahur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

You Might Also Like

Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë

Zjarr në një fabrikë në Trikala: Katër punëtorë të vdekur

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

WSJ: Zëvendësi i Xi Jinping akuzohet për rrjedhje informacioni në lidhje me programin bërthamor të Kinës në SHBA

Dronët ukrainasë goditën një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Beteja me zhegun: Ballkanasit gjejnë shpëtimin tek uji

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Shtime: Inaugurohet Parku dhe këndi i lojërave në Davidoc
Tahiri: Menaxhimi i dinarit po e dobëson Kosovën me partnerët
Stili i picës së viçit: Dëshmi se mund të gatuani një drekë të këndshme nga copat më të lira të mishit
Dashuria e lulëzuar e Trump dhe Musk: Presidenti i ri është “i mërzitur” nga prania e vazhdueshme e miliarderit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?