By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azia, gjeneratori i rritjes së kërkesës globale për turizëm në vitin 2026
February 7, 2026
Dubai po ndërton “rrugën e artë” të parë të vërtetë në botë
February 7, 2026
Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina
February 7, 2026
S`ka paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash në Gjakovë
February 7, 2026
Gjellë me gështenja me ftua dhe kërpudha
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seuli: Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Seuli: Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike
Rajon / Botë

Seuli: Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 1:28 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër, çka përbën lansimin e dytë të tillë nga Pheniani në tri ditë.

Këto lansime përkojnë me kohën kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit.

Stërvitjet kanë nisur të hënën dhe do të zgjasin 10 ditë.

Uashingtoni dhe Seuli kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje, pas rritjes së kërcënimeve ushtarake dhe atyre bërthamore nga Koreja Veriore, e cila ka testuar një seri të armëve të ndaluara në muajt e fundit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane ka thënë se raketat kanë fluturuar rreth 620 kilometra.

“Ushtria jonë e ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën, në përgatitje e sipër për lansime tjera”, kanë thënë zyrtarë ushtarakë.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, ka thënë se raketat nuk kanë prekur ujërat e Japonisë, ndonëse Tokio dyshon që Koreja Veriore mund të kryejë “hapa tjerë provokativë”.

Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17.

Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17.

Më 2022, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

You Might Also Like

‘Bëra seks me një vajzë në një hotel dhe pastaj na pashë në një faqe pornografike. Çfarë tmerri!’

Një sulm masiv rus ndaj Ukrainës po vazhdon

Axhenda ndërkombëtare

Klintonët kërkojnë dëshmi publike për lidhjet me Jeffrey Epstein

Mediat zbulojnë se kush ishte italiani që u mburr për pjesëmarrjen në “Sarajevo Safari”

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi

Kosova Times Kosova Times August 8, 2023
Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur gjatë përleshjeve
PSG kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës
Aliu vizitoi Njësinë e Patentë Shoferëve në veri
Avokati Stojkoviq mesazh Dodikut: “Zotëri, gjykata shtetërore ju ka dënuar – një referendum mund të jetë…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?