Lideri çeçen Ramzan Kadyrov vizitoi për herë të parë presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës dhe pamjet e takimit të tyre shkaktuan shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Gjatë takimit, Kadyrov i tha Putinit se luftëtarët çeçenë “po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak”, siç e quajnë rusët pushtimin e Ukrainës dhe po “përmbushin të gjitha urdhrat” deri në fitore. Putini, nga ana tjetër, i kërkoi Kadyrovit të falënderonte ushtarët çeçenë që luftonin në Ukrainë.
Një video e takimit të tyre po qarkullon në Twitter dhe sjellja e pazakontë e liderit çeçen dhe presidentit rus tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të atij rrjeti social. Gjegjësisht, gjatë takimit me Putinin, Kadyrov dukshëm po dridhej, ndërsa lideri rus i mbante duart në tavolinën ku ishte ulur.Shumë e lidhën menjëherë sjelljen e tyre me shëndetin e dobët të Putinit dhe Kadyrov, por nuk ka konfirmime zyrtare për këtë për momentin.
Kadyrov is shaking like a leaf in a wind, and Putin tries to hold on his table. pic.twitter.com/mFGnYbvp2o
— (((Tendar))) (@Tendar) March 13, 2023