By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
January 4, 2026
Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar
January 4, 2026
Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur
January 4, 2026
Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja
January 4, 2026
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia i bën thirrje ShBA-së që t’i ndalë fluturimet “armiqësore”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia i bën thirrje ShBA-së që t’i ndalë fluturimet “armiqësore”
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia i bën thirrje ShBA-së që t’i ndalë fluturimet “armiqësore”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/15 at 11:26 AM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoly Antonov, i bëri thirrje Uashingtonit të mërkurën që t’i ndalojë fluturimet “armiqësore” pranë kufirit të vendit të tij, pasi një dron amerikan u përplas me një avion rus mbi Detin e Zi.

“Ne supozojmë se ShBA-ja do të përmbahet nga spekulimet e mëtejshme në media dhe do të ndalojë fluturimet pranë kufijve rusë”, shkroi ambasadori në Telegram. “Çdo veprim me përdorim të armatimit amerikan, ne e konsiderojmë si haptazi armiqësor”.

Pas incidentit, ShBA-ja tha se ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Uashington për të protestuar ndaj rrëzimit të dronit në Detin e Zi, dhe ambasadori amerikan në Moskë ka paraqitur “kundërshti të mëdha”.

Më 14 mars, ushtria amerikane njoftoi se avioni luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara. ShBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin.

Gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker, tha se në incident u përfshinë dy avionë rusë të llojit Su-27. Sipas tij, një prej avionëve luftarakë rus goditi helikën e dronit MQ-9.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”.

Hecker tha se avionët e ShBA-së dhe të aleatëve “do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ndërkombëtare” dhe u bëri thirrje rusëve “që të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”.

Moska tha se avioni i saj nuk kishte armë në bord e as nuk kishte kontakt me dronin amerikan.

Autoritetet ruse thanë se sistemi i kontrollit të hapësirës ajrore të Rusisë kishte detektuar dronin MQ-9 të SHBA-së, i cili po fluturonte mbi Detin e Zi, afër Gadishullit të Krimesë, në drejtim të kufirit me Federatën Ruse.

Rusia akuzoi ShBA-në se ka shkelur kufijtë e hapësirës së përkohshme të saj ajrore “të krijuar për shkak të operacionit të posaçëm ushtarak”, apo për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Moska tha se ngriti në ajër avionët pasi u detektua droni, por për shkak të manovrimit të shpejtë, droni MQ-9 “nisi të bënte fluturim të pakontrolluar duke humbur lartësinë dhe u përplas me sipërfaqen e ujit”.

Ky incident pason disa veprime të rrezikshme të kryera nga pilotët rusë kur janë takuar me avionët e ShBA-së dhe të aleatëve në hapësirën ndërkombëtare, përfshirë edhe mbi Detin e Zi, u tha në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Ushtria tha, gjithashtu, se forcat amerikane në mënyrë rutinore kryejnë fluturime në mbarë Evropën, mbi territore sovrane dhe përmes hapësirës ndërkombëtare, në koordinim me shtetet nikoqire dhe me ligjet ndërkombëtare.

Dronët MQ-9 kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Ramadani që shkuli gurin e kufirit

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Flick i zhgënjyer me skuadrën që barazoi me Getafe
MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte
Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani
Ky është 29-vjeçari shkodran i arrestuar në Kosovë, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?