By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”
June 22, 2025
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin
June 22, 2025
Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi
June 22, 2025
VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur
June 22, 2025
Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet me sukses në operim
June 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë kushte më të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë kushte më të mira
Rajon / Botë

Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë kushte më të mira

Kosova Times
Last updated: 2023/03/15 at 7:12 PM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Studentët paralajmëruan të mërkurën se do t’u rikthehen protestave dhe do t’i bllokojnë bulevardet në të gjithë Shkupin nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) nuk i përmbushë kërkesat për pagesën e rregullt të mjeteve për një shujtë në ditë dhe nëse nuk i përmirëson kushtet e akomodimit në konvikte dhe ato të ndjekjes së mësimit nëpër fakultete.

Lëvizja “Rezistenca studentore”, protestat i ka nisur në nëntor të vitit të kaluar pas një propozimi për ndryshimin e Ligjit për standardin e studentëve që parashikonte shkurtimin e mjeteve financiare që sillen në 2500 denarë apo rreth 40 euro në muaj, kursimin e energjisë elektrike e masa tjetër antikrizë.

Pas presioneve të shumta, Kuvendi u tërhoq nga ndryshimet ndërsa drejtuesit e institucioneve premtuan pagesën e rregullt dhe përmirësimin e kushteve, por sipas studentëve, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Kristijan Dimkov, student në Fakultetin Filozofik në Shkup, thotë se institucionet shtetërore nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna, pasi pagesat nuk po bëhen me kohë. Sipas tij, po ashtu nuk është ndërmarrë asgjë në drejtim të përmirësimit të kushteve në konvikte dhe në fakultete, që janë në gjendje më të rëndë.

“Është e tmerrshme që edhe në shekullin XXI të kemi kushte katastrofale për studentët që llogariten si shpresa e këtij vendi. Kushtet janë të mjerueshme. Ne, në protestat tona, marrim nga një copë bukë dhe djathë që në mënyrë simbolike të shprehim pakënaqësinë tonë me ushqimin që marrim. Ne kërkojmë përmirësimin e kushteve për një jetë normale studentore, asgjë më shumë”, thotë Dimkov.

Lëvizja “Rezistenca studentore” në profilin e saj në Facebook ka publikuar edhe fotografi të fakulteteve, ku, sipas saj, kushtet janë të këqija, por edhe pamje nga hapësirat brenda konvikteve.

“Ne kërkojmë kushte më të mira, rikonstruimin e konvikteve studentore pasi në një pjesë të tyre kushtet janë katastrofale dhe jonjerëzore. Qëllimi ynë kryesor është që të marrim atë që meritojmë, pasi është e papranueshme që studentët akoma të protestojnë për kushte njerëzore, në vend që të merremi me kërkesa tjera, për cilësi të universiteteve duke marrë parasysh se institucionet e arsimit të lartë te ne janë të ranguara shumë keq në listën e universiteteve botërore. Nëse nuk përmbushen kushtet, ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me protestat dhe shpresojmë se me kërkesat tona do të solidarizohen edhe shtresat tjera të shoqërisë”, thotë Andrea, student në Fakultetin e Shkencave Teknike në Shkup.

Nga kjo lëvizje studentore thonë se protestat do të aktivizohen të premten me bllokimin e të gjitha udhëkryqeve në Shkup dhe ato do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave nga institucionet shtetërore.

Studentët shprehen të pakënaqur edhe për, siç thonë, negociatat jotransparente për Ligjin e ri për ushqimin e studentëve dhe akoma nuk kanë asnjë informacion zyrtar nëse është rritur pagesa në 140 denarë (2.30 euro) në ditë për një shujtë në ditë.

Sipas Ligjit për arsim të lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për pagesën e mjeteve (rreth 2500 denarë/40 euro) në çdo fillim të muajit. Por, studentët ende nuk e kanë marrë pagesën e muajit janar.

Nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se deri më 15 mars do të paguhen të gjitha mjetet e mbetura për studentët dhe se pagesat e tjera do të bëhen me kohë, por pa sqaruar nëse është bërë edhe rritja e kompensimit për ushqim.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se studentët kanë të drejtë të protestojnë, ndërsa institucionet janë të obliguara të punojnë në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Studentët gjithmonë kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre, t’i thonë qëndrimet e tyre, të paraqesin kërkesa, kurse ne që jemi në Qeveri, si dhe deputetët, duhet t’i dëgjojmë ata, të bisedojmë dhe të arrijmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë”, deklaroi Kovaçevski.

Kreu i Qeverisë tha se po punohet edhe në përmirësimin e kushteve në konviktet studentore, disa prej të cilave janë rikonstruuar ndërsa disa janë në proces e sipër.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut, shkollimin e lartë e ndjekin rreth 51.000 persona në 11 universitete shtetërore dhe private.

Sa i përket radhitjes në nivel botëror për nga cilësia, më së larti pozicionohet Universiteti i Shkupit në vendin e 1.607-të ndërsa universitetet tjera radhiten në vendin e 4.450-të e më poshtë.

You Might Also Like

Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin

Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi

VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Agjencia iraniane e lajmeve: Shpërthim i fuqishëm në provincën ku ndodhet termocentrali bërthamor

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A ka legjitimitet VV të drejtoj ekonominë e Kosovës në qeverinë e ardhshme?

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vendime kolegjiale
Kurti paraqet projeksionet në gjuhën e shifrave për 2023
Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për ndërkombëtarët, mediat e qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?