By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet më të mira në Evropë: Turistët magjepsen nga një qytet me arkitekturë luksoze dhe jetë nate të gjallë – me pamje nga deti
October 28, 2025
Në krye te shoqatës historike ruse ne Serbi ish kreu i BIA
October 28, 2025
Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës
October 28, 2025
U bëri foto fëmijëve me kalin, por nuk pagoi para, autori vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve
October 28, 2025
Qerra marrësi vret dhe copëton trupin e pronares, nga ekspertiza shpallet i çmendur
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Është koha për Kosovën dhe Serbinë të marrin përgjegjësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell: Është koha për Kosovën dhe Serbinë të marrin përgjegjësi
Ballina 1Lajme

Borrell: Është koha për Kosovën dhe Serbinë të marrin përgjegjësi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 2:55 PM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është koha për Kosovën dhe Serbinë të marrin përgjegjësi dhe të lëvizin drejt BE-së.

BE-ja është “shtëpia e fundit” për dy vendet, tha ai.

Borrell i bëri komentet në një blog autorial, të publikuar në prag të takimit të radhës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy udhëheqësit, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimit.

“Tani është koha që Serbia dhe Kosova të bien dakord për aneksin e zbatimit, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes, dhe të kenë mirëkuptim të qartë për mënyrat e zbatimit të dispozitave të saj”, shkroi Borrell.

Ai tha se do të vazhdojë të punojë për arritjen e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, që “është e pranueshme për vendet anëtare të BE-së”, është “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” dhe “i kontribuon stabilitetit rajonal”.

“Marrëveshja në tryezë është një hap i rëndësishëm drejt këtij objektivi”, tha Borrell.

Plani i BE-së, mes tjerash, kërkon përkushtimin e Kosovës dhe të Serbisë që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Ndonëse e pranuan në parim, Kurti dhe Vuçiq u shprehën të rezervuar për disa pika të planit.

Borrell i inkurajoi ata që të angazhohen për zbatimin e tij, duke thënë se një gjë e tillë do t’i japë fund përballjes me kriza dhe “do ta zhvendosë vëmendjen te normalizimi dhe pajtimi”.

Dialogu, tha Borrell, nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë.

“Ai duhet parë në kontekstin aktual më të gjerë gjeopolitik – një moment përcaktues në historinë evropiane”, tha Borrell, duke shtuar se lufta e Rusisë në Ukrainë “e ka ndryshuar pamjen”.

“Shumica e njerëzve që jetojnë në Ballkan, duan të shikojnë përpara dhe jo prapa… Ata, sigurisht, nuk janë një çip, për t’u përdorur nga [presidenti rus, Vladimir] Putin në ëndrrat e tij imperialiste”.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës”, tha kryediplomati i BE-së.

Thirrje për zbatimin e planit të BE-së, Kosovës dhe Serbisë i kanë bërë edhe diplomatë të tjerë perëndimorë.

Një ditë më herët, ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se zbatimi i këtij plani do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara “në shumë mënyra”.

Ai përsëriti se ShBA-ja pret “marrëveshje përfundimtare që do të përqendrohet në njohje reciproke” midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se nëse Kosova tregon rezultate në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ajo do të përfitojë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Me planin e BE-së, dy vendet – që janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011 – do t’i njihnin edhe dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

Por, një nga pikat që shihet si ndër më sfidueset, është ajo që obligon Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky asociacion, i dakorduar qysh në vitin 2013, do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.

Qeveria e Kosovës refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, partitë opozitare kanë shprehur rezerva në lidhje me planin evropian.

You Might Also Like

U bëri foto fëmijëve me kalin, por nuk pagoi para, autori vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve

4.7 milionë euro mashtrime me Call Center, GJKKO dënon me 170 vite burg grupin e Bruno Çobos

Arrestohet njё i dyshuar për të shtëna me armë në Gllogjan

OAK dhe KGJK diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për trupat punuese

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku prezanton planin e 5 miliardë investimeve në takimin me bizneset më të mëdha të Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Horoskopi ditor për 30 maj
Ish-kryeministri i Pakistanit Khan dënohet me tri vjet burgim
Kurti: Dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë
Iraku po përgatitet të mbyllë misionin e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?