By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
November 18, 2025
Çeku: Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë
November 18, 2025
Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
November 18, 2025
Bekim Jashari paralajmëron për mashtrues që po kërkon para në emrin e tij
November 18, 2025
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti në Strasburg takoi dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës sonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti në Strasburg takoi dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës sonë
Lajme

Kryeministri Kurti në Strasburg takoi dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës sonë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 9:27 PM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Në përmbyllje të qëndrimit dyditor në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një organizim të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, u mirëprit e bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Luksemburg.

Ai prezantoi para tyre punën dhe arritjet e Qeverisë, që javën tjetër mbush dy vite nga formimi i saj, dhe qasjen e Qeverisë për mërgatën, e cila ruan një vend të veçantë dhe gëzon vëmendjen e plotë nga qeveria.

Këtë, e kemi reflektuar edhe përmes programeve të “Dialogut me Mërgatën” dhe ai i ‘’Diplomacisë Qytetare’’, tek puna për komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore i cili po merret me realizimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit, e ligjit dhe strategjisë për angazhimin e mërgatës​.

Kryeministri Kurti përmendi dhe krijimin e Fondit Sovran, i cili do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në pesë vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë € 4.54 miliardë si remitenca dhe € 1.54 miliardë si investime të huaja direkte. Por mërgata është shumë më tepër sesa kontribuese kyçe në ekonominë e vendit. Atë e shohim dhe si një burim shumë të rëndësishëm të dijes dhe përvojës për Kosovën, e cila mund të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të profesionistëve e të organizatave.

Përvoja dhe njohuritë që mërgata i sjell në atdhe, janë një burim jashtëzakonshëm i pasurisë dhe mund të ndihmojnë në ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.

Gjatë këtyre dy viteve, si Qeveri kemi shtuar dyert për bashkëpunim me mërgatën. Një shembull i tillë është bashkëpunimi në sektorin e arsimit dual me Fondacionin Besa me bazë në Gjermani, apo partneriteti me Shoqatën e Inxhinierëve në Zvicër me Ministrinë e Ekonomisë.  E Dyert tona të bashkëpunimit mbeten gjithmonë të hapura për mërgatën dhe e admirojmë vullnetin e tyre për të bërë gjithmonë më shumë.

Kryeministri Kurti i falënderoi për interesimin e vazhdueshëm dhe kontributin e pareshtur të tyre për vendin dhe shtetin përgjatë secilës fazë të tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

Bekim Jashari paralajmëron për mashtrues që po kërkon para në emrin e tij

LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

PDK dhe AAK nuk marrin pjesë në seancën e parë të Kuvendit

Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria ndaloi fluturimin e avionit të Lavrov mbi territorin e saj për shkak të Zakharovës

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Azerbajxhani akuzon Rusinë për sulm kibernetik ndaj disa mediave kombëtare
Veprimet nga hetimi: Djali i presidentit amerikan pranon fajësinë
Rafuna e Muçostepa flasin për rritje të bashkëpunimit ekonomik
Pse politikanet nga bosnja injoruan ftesen e Erdoganit: Izetbegoviç nuk mund të shkonte për shkak të “angazhimeve të mëparshme” në turneun në Mostar?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?