By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurt(h)i i shtetit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kurt(h)i i shtetit!
Opinion

Kurt(h)i i shtetit!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 3:12 PM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Titulli i këtij shkrimi është pak më tepër se një analogji. Nëse e marrim emrin Kurti, është kryeministri i vendit me legjitimitetin më të madh qytetar nga paslufta në Kosovës, por nëse i referohemi takimit të 18 marsit në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit, atëherë kemi të bëjmë me kurth ndërkombëtar ndaj shtetit tonë.

Personaliteti i dyfishtë i Albin Kurtit

Nëse e kujtojmë Kurtin si opozitar, kishim të bënim me një politikan të guximshëm dhe të vendosur, me një atdhetar të madh dhe të pathyeshëm në qëndrimet politike, Por, nëse e analizojmë Kurtin si pushtetarë apo kryeministër të vendit, atëherë kemi të bëjmë krejtësisht me një personalitet tjetër, të thyeshëm dhe elastik.

Pavarësisht oscilimeve politike, Albin Kurti është kryeministër i vendit dhe përfaqësues legjitim i Kosovës në dialog me Serbinë. Si i tillë çfarë është, atij i duhet mbështetje e gjerë e spektrit politik në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Presioni ndaj Kurtit, presion ndaj shtetit të Kosovës

Takimi i 18 marsit është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk solli nënshkrimin në plan, por dakordimin për t’u bërë marrëveshje mes Kosovës dhe të Serbisë. Vënja eventuale e firmave mbi marrëveshjen e dakorduar në Ohër, do ta bënte marrëveshjen të ligjshme dhe të obligueshme për të dyja palët.

Mirëpo, mosnënshkrimi i kësaj marrëveshje në Ohër ka rrezik të kthehet në konflikt të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Thënë ndryshe, presioni ndaj Kurtit dhe kurthi ndaj shtetit tonë nuk po bëhet për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por vetëm për formimin dhe legjitimimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, të barasvlershme me autonomi për serbët e Kosovës, përkatësisht krijimi i një subjektiviteti të ri politik i cili e ndanë sovranitetin e shtetit të Kosovës në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.

Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit

Kurthi i Serbisë është se, duke e pranuar planin-franko gjerman i cili nuk parasheh njohje dhe as zgjidhje përfundimtare, ajo synon ta realizojë Asociacionin dhe ta defunksionalizojë edhe më tutje shtetin e Kosovës, të cilin as që do ta njohë ndonjëherë, por do t’i bëjë obstruksione të vazhdueshme implementimit të këtij plani siç ka bërë më çdo marrëveshje të deritanishme ndërkombëtare me Kosovën.

Për këtë arsye, kryeministri Albin Kurti, duhet të tregohet i kujdesshëm në mbrojtjen e interesave shtetërore, në mënyrë që Asociacioni të realizohet me koston sa me të ulët për Kosovën. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit, por është i trashëguar. Andaj, Albin Kurtin mund ta akuzojmë për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale dhe ndryshimin e qëndrimeve politike, por jo edhe për Asociacionin, të cilin as nuk e ka formuar dhe as që mund ta parandalojë.

Nëse vërtetë faktori ndërkombëtar dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimorë, atëherë duhet të jenë më të vendosur se asnjëherë më parë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes së Kosovës. Në të kundërtën, nëse vazhdojnë me ledhatimin e Serbisë dhe përbuzjen shqiptarëve të Kosovës me izolim dhe diskriminim të mëtutjeshëm, atëherë Kosova përherë do të mbetet vatër krize dhe potencial i fillimit të një lufte të re në këto hapësira.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Netanyahu kundërshton kërkesën e liderit të Hamasit
FH: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim
Shifrat e para nga tërmeti në Afganistan: Të paktën 250 persona kane vdekur
Kelmendi pjesëmarrës në hartimin e planit strategjik të KPK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?