Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”.
Në fjalën e tij, Ministri Vitia falënderoj USAID KMI për mbështetjen në jetësimin e projektit për transparencë radikale në financa publike, prokurim dhe auditim në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera Ministri Vitia.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe USAID DMI tashmë sektorët brenda Ministrisë së Shëndetësisë janë duke u mbështetur në fushën e financave publike si: përmirësimi i planifikimit buxhetor me theks te veçantë përmirësimi në planifikimin e investimeve kapitale. /Kosovatimes/