SHBA dërgoi një dron të ri zbulues që fluturonte mbi Detin e Zi, pavarësisht paralajmërimeve ruse. Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24, RQ-4 Global Hawk u pa në një lartësi prej më shumë se 15 km mbi pjesën jugore të Detit të Zi. Të dhënat tregojnë se droni hyri në hapësirën ajrore ndërkombëtare përmes Rumanisë dhe lëvizi nga perëndimi në lindje. Sipas FlightRadar24, droni po vepronte në hapësirën ajrore ndërkombëtare në juglindje të Krimesë.
Në një konferencë për shtyp të enjten, më 16 mars, gazetarët pyetën zëdhënësin e Pentagonit, Pat Ryder, se kur SHBA do të kryente sërish misione me dron. Ai u përgjigj: “Nuk do të flas për misione specifike, rrugë dhe korniza kohore të operacioneve. Mendoj se [ Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd] Austin e kishte mjaft të qartë se ne do të vazhdojmë të fluturojmë dhe të operojmë në hapësirën ajrore ndërkombëtare ku e lejon ligji ndërkombëtar, dhe kjo përfshin rajonin e Detit të Zi.”
The RQ-4B Global Hawk, flying with call sign #FORTE10 is back in the air. Heading in direction of the Black Sea.
Just a reminder that the downed UAV was a MQ-9 Reaper that generally does not fly with an active ADS-B transponder.https://t.co/1i5DLFyqAV pic.twitter.com/W1qrBujorh
— Flightradar24 (@flightradar24) March 17, 2023