By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kamberi: Kongresistët amerikanë kërkuan të drejta të barabarta për pakicat në Kosovë e Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kamberi: Kongresistët amerikanë kërkuan të drejta të barabarta për pakicat në Kosovë e Serbi
Ballina 2Rajon / Botë

Kamberi: Kongresistët amerikanë kërkuan të drejta të barabarta për pakicat në Kosovë e Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 12:39 PM
Kosova Times Published March 18, 2023
Share
SHARE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka publikuar një letër – të nisur nga dy kongresistë amerikanë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken – në të cilën kërkohet që të drejtat e shqiptarëve të mbrohen në Serbi, njëjtë sikurse të drejtat e serbëve në Kosovë.

Në letrën e nisur nga kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, është përmendur rëndësia e takimit të 18 marsit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër.

Dy liderët takohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmbajtjen e këtij propozimi, udhëheqësit e dy vendeve, e kanë pranuar në parim, në një takim të realizuar më 27 shkurt në Bruksel.

Duke e diskutuar propozimin e BE-së, kongresistët Himes dhe Torres, i kanë thënë Blinkenit se “duke marrë parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejta në mënyrë të barabartë dhe të qëndrueshme, mund t’i vë në pikëpyetje të gjithë pikat e marrëveshjes”.

“Së fundi është raportuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të përfshihet në dialog, për të garantuar të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë. U bëjmë thirrje që të çoni përpara reciprocitet, për një asociacion të ngjashëm për pakicën shqiptare që jeton në jug të Serbisë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Himes dhe Torres kanë thënë se e mbështesin fort dialogun dhe inkurajojnë trajtim të barabartë të minoriteteve në të dyja vendet.

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës.

Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind.

Ndarazi në komuna, Presheva ka pasur shumicë shqiptare 90%, Bujanoci 55% dhe Medvegja 26%.

Gati dhjetë vjet më vonë, në regjistrimin e vitit 2011, shqiptarët nuk kanë marrë pjesë, duke u thirrur në disa arsye: moslejimin e regjistrimit të shqiptarëve që kanë lindur në Serbi, por që jetojnë në diasporë, dhe shtypjen e formularëve të regjistrimit vetëm në gjuhën serbe, përkatësisht alfabetin cirilik.

Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times March 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bajrami vazhdon te Benifca

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Haradinaj viziton BIK-un: Gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Seksionet Lajme të fundit Kronikë Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli Venezia Giulia Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli i Jugut Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkasti ANSAMag Oferta speciale Faqet Ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Tema ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Kode Zbritjeje ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkasti Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës Të paraqitura World4all, një startup që certifikon aksesueshmërinë e vendeve dhe shërbimeve Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Vende në botë ku mund të shtroni dyshekun dhe të praktikoni joga Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Martina Stella, ‘Kthehem në teatër pa keqardhje’ Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Teknologji ANSA e verifikuar Motorë Lajme të fundit Naviga Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës
Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit rrit shkallën e sigurisë së Kosovës
Në 17 vjetorin e pavarësisë, Bullgaria rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?