By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Ballina 1Lajme

Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 2:52 PM
Kosova Times Published March 18, 2023
Share
SHARE

Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim, thonë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.

Sipas tyre, nëse nuk ka nënshkrim, nuk ka as zbatim.

Por, pavarësisht kësaj, ata nuk presin që një dokument i tillë të nënshkruhet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në tryezë të diskutimeve do të jetë zbatimi i propozimit të BE-së, për përmbajtjen e të cilit palët janë dakorduar në parim, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Ky propozim nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por pranim të dokumenteve dhe simboleve shtetërore të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, i obligon palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti ka thënë se është optimist për takimin në Ohër, por se nuk varet gjithçka prej tij.

Vuçiq ka thënë se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në Ohër.

Zyrtarët amerikanë, të cilët e kanë mbështetur propozimin, kanë bërë përpjekje t’i bindin palët se ai sjell përfitime politike dhe ekonomike.

Megjithatë, edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë nënshkrim më 18 mars.

Palët nën presion të opinionit

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se qëndrimi i Escobarit shkon më shumë në drejtim të amortizimit të zhgënjimit eventual në opinion.

“Më shumë e shoh si përpjekje që t’i shmanget çfarëdolloj situate që takimin e së shtunës do ta paraqiste si dështim. Kjo është më shumë për t’i dhënë hapësirë çfarëdolloj shqetësimi… dhe këtu duket se hezitimi më i madh është te Serbia”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se nuk është reale të pritet që Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë planin e zbatimit të propozimit të BE-së në takimin e Ohrit.

Sipas tij, të dyja palët gjenden nën presionin e opinionit të tyre lidhur me përmbajtjen e propozimit. Për më tepër, thotë ai, Vuçiq po përballet edhe me protestat e partive dhe grupimeve të djathta, të cilat kërkojnë nga ai që të mos e pranojë propozimin e BE-së.

“Ai [Vuçiq] do të gjendej në telashe të mëdha në qoftë se të shtunën do të nënshkruante çfarëdo qoftë, sepse është e dukshme që ky plan, në qoftë se lexohet mirë – dhe atë po e lexojnë të dyja palët – në njëfarë mënyre çon në pranimin implicit të Kosovës si entitet i pavarur. Mendoj se edhe amerikanët, por edhe evropianët e kanë kuptuar se, në qoftë se do të ushtronin presion të ashpër që të ketë nënshkrim të shtunën, atëherë, në një kohë të afërt, do të mbeteshin pa bashkëbisedues apo pa partner në Beograd”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

“Pasoja për palët që nuk janë konstruktive”

Megjithatë, analistët vlerësojnë se nënshkrimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia do të jetë i pashmangshëm, sepse, në të kundërtën, palët jokonstruktive do të gjendeshin jo vetëm para presionit të partnerëve perëndimorë, por edhe masave të caktuara ndëshkuese, në formën e humbjes së mbështetjes.

Sipas Maliqit, pranimi i planit evropian nga Kosova dhe Serbia vetëm në formë deklarative, pa nënshkrim, nuk nënkupton edhe zbatim të tij.

Kjo, thotë Maliqi, është edhe arsyeja përse partnerët perëndimorë po u japin edhe pak kohë palëve për ta nënshkruar aneksin e zbatimit.

“Unë mendoj se nëse Serbia nuk e nënshkruan deri në një afat, të cilin Perëndimi e ka caktuar, qoftë së brendshmi, qoftë që ua ka komunikuar palëve, atëherë është e qartë se do të mbështetet pala që tregohet më konstruktive… Mendoj që ndërmjetësuesit e kanë një lloj skeme të shpërblimeve dhe ndëshkimeve për palët që ata i gjykojnë si konstruktive ose jo në këtë proces”, vlerëson Maliqi.

“Perëndimi nuk lejon t’i shkelet kredibiliteti”

Popov thotë se Perëndimit i ngutet që palët në dialog të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt, marrë parasysh zhvillimet në kontekstin gjeopolitik, përkatësisht pushtimin rus të Ukrainës.

Por, sipas tij, BE-ja dhe ShBA-ja e kanë kuptuar se për një gjë të tillë do të duhen disa hapa në javët dhe muajt në vijim.

Pas takimit në Ohër, thotë Popov, BE-ja dhe ShBA-ja do të fokusohen në vërejtjet eventuale të palëve lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit.

Ai pret që nënshkrimi i planit të zbatimit të propozimit të BE-së nga Kosova dhe Serbia, të ndodhë deri kah mesi i këtij viti.

Pas kësaj, thotë Popov, palët nuk do të mund t’i shmangin obligimet që dalin nga marrëveshja.

“As BE-ja dhe as ShBA-ja nuk guxojnë të lejojnë që pas kaq përpjekjeve të investuara, të shkelet kredibiliteti i tyre moral dhe politik, që i gjithë ky rrëfim të përfundojë pa një rezultat konkret. Ata i kanë levat për t’i detyruar të dyja palët dhe ato do t’i përdorin me kohë, në qoftë se do të ketë rezistencë nga palët”, thotë Popov.

Nikoqir i takimit në Ohër do të jetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një blog autorial, të publikuar më 16 mars, Borrell ka thënë se është koha për Kosovën dhe Serbinë që të marrin përgjegjësi dhe të lëvizin drejt BE-së.

BE-ja është “shtëpia e fundit” për dy vendet, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nuk janë zbatuar, edhe pse janë nënshkruar.

You Might Also Like

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Kosova Times March 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishtinës?

Kosova Times Kosova Times March 14, 2025
Konstituohet menaxhmenti i ri i UP-së
Kurti u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë
Gazsjellësi i ri në Bullgari, mundësi për të ulur varësinë nga importet ruse
Hapet thirrja për ndërmarrjet e vogla e të mesme për grante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?