By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Incidenti me dron nxjerr në dukje rrezikun e konfrontimit direkt ShBA-Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Incidenti me dron nxjerr në dukje rrezikun e konfrontimit direkt ShBA-Rusi
Ballina 2Gjeopolitikë

Incidenti me dron nxjerr në dukje rrezikun e konfrontimit direkt ShBA-Rusi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 5:22 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Prej se ka nisur lufta në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se rreziku i konfrontimit direkt midis Rusisë dhe ShBA-së është një mundësi e prekshme. Dhe, më 14 mars, kontakti i parë fizik i ushtrive të tyre ka ndodhur.

Një avion luftarak rus ka goditur një dron vëzhgues të ShBA-së mbi Detin e Zi, duke sulmuar helikën e tij dhe duke bërë që operatorët e tij amerikanë ta rrëzojnë atë në ujërat ndërkombëtare.

Incidenti ka rritur menjëherë tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, pasi zyrtarët amerikanë i kanë akuzuar forcat e përfshira ruse për “sjellje të rrezikshme”.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, ka thënë se ndjekja e dronit pa pilot, i cili ka qenë në mision të zakonshëm vëzhgues në hapësirën ndërkombëtare ajrore, ka qenë “e qëllimshme”, por ka theksuar se ky akt nuk duhet të çojë në luftë me Rusinë.

“Sapo të ndodhë një akt lufte, unë nuk do të shkoj atje. Incidentet ndodhin. Dhe, qartazi, ne nuk duam konflikt të armatosur me Rusinë. Ne duhet ta hetojmë këtë incident dhe të lëvizim përpara. Por, do të vazhdojmë t’i ushtrojmë të drejtat tona në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, ka thënë Milley.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se droni amerikan po shkonte drejt territorit të kontrolluar nga Rusia dhe ka thënë se ai është rrëzuar vetë. Sipas saj, nuk ka pasur asnjë sulm.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia i ka shpallur disa zona të Detit të Zi të ndaluara për trafik ajror, gjatë konfliktit në Ukrainë. Droni është rrëzuar pranë Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar ilegalisht në vitin 2014 dhe e ka shfrytëzuar vazhdimisht si bazë për nisjen e sulmeve ajrore në pjesën tjetër të Ukrainës. Lavrov ka thënë se fluturimi i dronit amerikan ka pasur për qëllim të provokojë përshkallëzimin e situatës.

“Kjo është keq, sepse ShBA-ja vazhdimisht ka thënë se është një fuqi e përgjegjshme, e interesuar për stabilitet strategjik”, ka thënë Lavrov.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Stefphen Twitty, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se ShBA-ja nuk duhet të lejojë që të provokohet nga rusët dhe të ndërmarrë ndonjë hap joracional.

“Është një sjellje e rrezikshme dhe joprofesionale e Rusisë. Sa kam qenë zëvendëskomandant i Komandës Evropiane të ShBA-së kam dëgjuar për sjellje të tilla. Kjo është hera parë që dëgjoj për një avion që rrëzohet ashtu. Por, nuk duhet ta marrim si punë të kryer, derisa nuk mblidhen të gjitha faktet. Zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë gjeneralin Mark Milley, kanë thënë se janë duke i rishikuar faktet për të kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur. Por, absolutisht, sipas raportimeve fillestare, është një sjellje e rrezikshme, joprofesionale, e provokuar nga rusët”, thotë Twitty.

Twitty, tani bashkëpunëtor i Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane, thotë se incidenti nuk ka të bëjë vetëm me ShBA-në, por edhe me 29 aleatë të tjerë të NATO-s. Duhet të shkojmë në atë drejtim, që nuk e çon NATO-n ose ShBA-në në luftë, thotë ai.

“Dhe, duhet të sigurohemi se Rusia e kupton se kjo është hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe në hapësirë ajrore ndërkombëtare, liria e navigimit, qoftë mbi det, qoftë në ajër, qoftë mbi Detin e Zi, është e hapur për çdo vend”, thotë Twitty.

Në mars të vitit 2022, ushtria amerikane ka krijuar një kanal, të njohur si linja e shtensionimit, për të komunikuar direkt me ushtrinë ruse, me qëllim të shmangies së keqkuptimeve ose kalkulimeve të gabuara në lidhje me luftën në Ukrainë. Megjithatë, disa thirrje, në disa momente kritike, kanë mbetur pa përgjigje nga ana e Moskës.

Në nëntor të vitit të kaluar, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, ka bërë përpjekje të flasë me homologun e tij rus për një shpërthim në Poloni, të shkaktuar nga raketat ruse, por nuk ia ka dalë. Pas incidentit të fundit, Milley, ashtu si edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë kontaktuar me homologët e tyre rusë, në përpjekje për t’i sqaruar rrethanat.

Hal Kempfer, oficer i pensionuar i Korpusit të Marinës amerikane, thotë për Exposenë se veprimet agresive ruse, si ato të 14 marsit, mund të çojnë në përshkallëzim të situatës, qoftë edhe në mënyrë të paqëllimshme.

“Ndjekja e dronit ka qenë një veprim shumë provokues i rusëve. Kjo, në vetvete, është një përshkallëzim. Derdhja e karburanteve mbi dron është një përshkallëzim. Vendosja e një avioni Su-27 në një pozitë që mund të shkaktojë telashe, është një përshkallëzim i madh”, thotë Kempfer.

Incidenti i ka kushtuar ShBA-së një dron që vlen 32 milionë dollarë dhe përmban disa nga teknologjitë më të avancuara të vëzhgimit. Tash, çështja është se kush do të arrijë i pari t’i mbledhë rrënojat në Detin e Zi. Uashingtoni, qartazi, nuk do të ishte i lumtur nëse një teknologji e tillë e ndjeshme e vëzhgimit do të binte në duart e Rusisë.

Por, gjenerali Kempfer thotë se mbledhja e rrënojave në raste të tilla, është një operacion sfidues dhe varet nga disa faktorë – në çfarë thellësie gjenden ato, si është terreni nënujor e të tjera.

“Pra, nuk është diçka që mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Kërkon shumë punë për t’u bërë. Rusia ka marinë atje. Ajo mund të fillojë të vendosë patrulla pikërisht në zonën ku është rrëzuar avioni, duke bërë një lloj kërcënimi. Kjo është shumë e mundur”, thotë Kempfer.

Udhëheqës të vendeve të NATO-s, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kanë thënë se do ta ndihmojnë Ukrainën ta përballojë pushtimin rus, “për aq kohë sa është e nevojshme”. Dhe për këtë qëllim nuk ka shërbyer vetëm armatimi që Perëndimi i ka nisur Kievit, por edhe sasia e madhe e inteligjencës, e mbledhur në kohë reale nga misionet vëzhguese.

Falë këtyre misioneve, forcat ukrainase kanë marrë informacione për operacionet ushtarake ruse, për lëvizjen e anijeve në Detin e Zi, për lëshimin e raketave drejt caqeve në Ukrainë e të tjera. Pra, Kievi është jashtëzakonisht i varur nga rrjedha e këtyre informacioneve, si për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ashtu edhe për planifikimin e operacioneve të veta sulmuese.

Gjenerali Twittey shprehet i bindur se misionet e tilla vëzhguese do të vazhdojnë, pavarësisht incidentit të fundit në Detin e Zi.

“Kjo është hapësirë ndërkombëtare ajrore. Ne do të vazhdojmë ta përdorim atë hapësirë ajrore duke qenë se është mbi ujërat ndërkombëtarë. Rusia mendon se kontrollon Detin e Zi, por nuk është e vërtetë”, thotë Twitty.

Vendet operojnë në mënyra rutinore në hapësirat ajrore ndërkombëtare dhe në ujërat ndërkombëtarë, dhe asnjë vend nuk mund të pretendojë se ka kufizime në territorin jashtë kufirit të vet. Gjenerali Kempfer thotë se nga misionet e tilla vëzhguese përfitojnë siguria dhe mbrojtja.

“Operacionet për mbledhjen e informacioneve të inteligjencës do të vazhdojnë. Sa më shumë që dimë se çfarë ndodh, aq më të mira janë vendimet, aq më të sigurta bëhen gjërat. Pra, sa më shumë që dimë, aq më të vogla janë gjasat për të gabuar. Kjo vlen për të dyja palët. Të gjithë duhet të dinë se çfarë po ndodh”, thotë Kempfer.

Bashkëbiseduesit e REL-it thonë se incidenti është një rikujtues i tmerrshëm për rrezikun e konfrontimit direkt midis ShBA-së dhe Rusisë, për shkak të Ukrainës. Incidenti i tillë i radhës mund të jetë vetëm çështje kohe, thonë ata. Paralajmërimin e bën të frikshëm fakti se të dyja vendet kanë mijëra koka bërthamore, si armë të fundit.

You Might Also Like

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje

Krasniqi: Qe një muaj bllokadë, dëshirojmë zhbllokim

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbi 18 mijë familje me asistencë sociale – prin Mitrovica

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Ukrainës mund t’i ofrohet anëtarësimi automatik në NATO si garanci sigurie nëse Rusia shkel traktatin e paqes
Federata rumune e dënon vendimin e Kosovës për të mos u kthyer në fushë
Mickoski: Nuk pres të m’u censurohet e drejta ime njerëzore si ta quaj shtetin tim
Abdixhiku mirëpret Hysen Sali Çekajn në rrugëtimin politik të LDK-së, propozohet si kandidat nga mërgata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?