By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikanët nga Maqedonia e Veriut urojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Politikanët nga Maqedonia e Veriut urojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Ballina 2Rajon / Botë

Politikanët nga Maqedonia e Veriut urojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 10:44 AM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Mbrëmë gjatë orëve të vona pas takimit maratonësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë , Vuçiq me ndërmjetësimin e BE është arritur një marrëveshje ku pritet të zbatohet dhe të nënshkruhet në ditët në vijim.

Politikanët dhe funksionarët nga Maqedonia e Veriut kanë dërguar urime për këtë takim dhe marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka përgëzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti, për, sipas tij, guximin dhe vizionin e tyre, si dhe i ka uruar qytetarët e të dyja vendeve në rrugëtimin drejt BE-së.

“Jam krenar të pres, në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim, procesin negociues ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përgëzoj presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre dhe u uroj përparim dhe sukses të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se nga Ohri po përmbyllin më hapa të reja të arritjes së marrëveshjes në dialogun Kosovë-Serbi.

Ahmeti ndër të tjera ka falënderuar ShBA-të dhe BE-në për zhvillimin e negociatave më synim suksesin e përbashkët.

Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjellë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës.

Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit.
Faleminderit SHBA dhe BE” – shkruan Ali Ahmeti.

Edhe zv/kryeministri Grubi ka uruar marrëveshjen e arritur përmes një statusi:

Statusi i plotë:

“Përshëndes progresin e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër, përafrimin e qëndrimeve mes palëve me dakordësi mbi marrëveshjen si asnjëherë më parë me qëllim të zbatimit të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre përmes njohjes së ndërsjelltë. Sot kryetari Ali Ahmeti ka qëndruar në Ohër që nga orët e para të mëngjesit, duke dëshmuar se i qëndrojmë gjithmonë në mbështetje Kosovës dhe rrumbullakësimit të plotë të shtetësisë së saj. Mirënjohje për ndërmjetësimin e drejtë dhe krucial të përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të rajonit” – shkruan Grubi.

Pendarovski nuk ka dhënë më shumë detaje por ka shkruar:

“Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes në Ohër.

“Një ditë për t’u mbajtur mend për të dy vendet, por po ashtu edhe për të ardhmen evropiane të rajonit dhe konsolidimit të tij demokratik”, është shprehur Osmani, duke uruar edhe ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak.

“Të nderuar që Maqedonia e Veriut ishte nikoqire e këtyre bisedimeve historike”, shkruan Osmani.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

P​rezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Promovohet libri monografik i Shyqri Nimanit
WSJ: Roman Abramovich mbetet ndërmjetës midis Putinit dhe autoriteteve ukrainase, por roli i tij në negociata është dobësuar
Kurti: Lëvizja Vetëvendosje fiton më shumë se kurrë në zgjedhje komunale
Ligjvënësi azerbajxhanas: Ka “shumë mundësi” se avioni i udhëtarëve u rrëzua nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?