By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë
Ballina 1Lajme

Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 5:19 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Kur shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar përmes Twitter-it se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, pas një dite të gjatë bisedimesh, më 18 mars në Ohër, shumë njerëz e kanë marrë atë si të mirëqenë.

Në fakt, ajo ka qenë një “bravo” për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord më 27 shkurt.

Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Por, më e rëndësishmja është se këtij teksti – ashtu sikurse në shkurt – i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë – kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pa to, negociatat – si ato në Bruksel, ashtu edhe ato në Ohër – kanë rezultuar në një marrëveshje që nuk është, pavarësisht se sa shumë përpiqet BE-ja që ta “shesë” si të tillë.

Mungesa e nënshkrimeve në të dyja dokumentet është e meta kryesore këtu, por nuk është e vetmja.

Pritej që Aneksi t’i përcaktonte afatet kohore dhe renditjen e duhur të paragrafëve të rënë dakord në Marrëveshjen e shkurtit. Kjo, kryesisht, mungon. Për më tepër, mungojnë edhe mekanizmat e nevojshëm të zbatimit, për ta shndërruar në realitet atë që thuhet në letër.

Brukseli duhet të marrë disa merita për hartimin e Marrëveshjes së shkurtit. Ndonëse nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet që i kanë prishur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ajo ka qenë një hap përpara.

Në shumë mënyra, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit – një ‘shtëpi’ në gjysmë të rrugës që ofron njohje ‘de facto’ të Kosovës, nëse jo ‘de jure’.

Marrëveshja ofron njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, si: pasaportat, diplomat, targat, vulat doganore. Të dyja palët do të shkëmbejnë gjithashtu misione të përhershme në qeveritë përkatëse dhe nuk do ta bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE. Beogradi, po ashtu, është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Në “këmbim” të kësaj, Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do t’i formalizohej statusi. Me një mënyrë më elegante fjalësh është pranuar edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – pa e përmendur emrin e tij, por duke siguruar “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Megjithatë, Aneksi, në formën e tij përfundimtare, ka zhbërë pjesën më të madhe të punës. Sipas burimeve që kanë dijeni për bisedimet, por që nuk mund të citohen, draftet origjinale kanë qenë shumë më të detajuara – për ç’gjë ka aluduar edhe vetë Borrell në deklaratën e tij. Së pari do të bëhej lëvizje nëpër komunat serbe, e më pas do të kishte njohje reciproke të dokumenteve dhe më pas shkëmbim misionesh.

Por, tani, i vetmi afat i përcaktuar kohor lidhet me Nenin 7 të Marrëveshjes – krijimin e komunave me shumicë serbe – ku Kosova duhet t’i nisë “menjëherë” negociatat, çfarëdo që të thotë kjo. Se kur duhet të ndodhë njohja reciproke e pasaportave apo shkëmbimi i misioneve, nuk ka asgjë konkrete.

Sigurisht, dikush mund t’i nxjerrë në dukje disa pika në Aneks dhe të pretendojë se gjërat do të ecin përpara. Për shembull, aty thuhet se “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”. Po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia “pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra” dhe që “rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre”.

Gjithçka bukur, por ku është “në të kundërtën” këtu?

Zyrtarët e BE-së thonë se aty është zotimi për të ngritur një komitet të përbashkët monitorues, brenda 30 ditësh, të kryesuar nga BE-ja, por çfarë fuqie ka ky komitet?

Përgjigjja nuk mund të gjendet në tekst. Dhe po, në Aneks thuhet se “mosrespektimi i obligimeve nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre [Kosovës dhe Serbisë] të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja”.

Kjo mund të tingëllojë si një gjë ogurzezë, por nuk është. Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e BE-së dhe nuk do të njihet së shpejti. Është në vullnetin e çdo shteti evropian për t’iu bashkuar klubit. Të bëhesh anëtar i BE-së nuk është një gjë realiste tash e sa dekada. Bisedimet e pranimit të Serbisë në BE janë ndërprerë gjithashtu, për shkak të dështimit të saj për t’u anuar politikisht kah BE-ja, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Nëse do të duhen dekada që Kosova të anëtarësohet, Serbisë mund t’i duhen vite. Brukseli, thjesht, nuk ka me çfarë ta “kërcënojë” Beogradin dhe Beogradi e di këtë.

Ai është plotësisht i vetëdijshëm se Brukseli nuk mund t’i ofrojë një autostradë fitimprurëse drejt anëtarësimit dhe, në të njëjtën kohë, heziton të shkurtojë shumë fonde, nga frika se Serbia mund të përafrohet edhe më shumë me Kinën e Rusinë.

Vetëm vini re se sa shpërfillës ka qenë Vuçiq për Marrëveshjen dhe Aneksin, menjëherë pas bisedimeve. Për aq kohë sa BE-ja është më shumë e interesuar për ushtrime si kjo “marrëveshje”, në vend se të bëhet një lojtare e vërtetë në fqinjësinë e gjerë evropiane, ai mund të jetë i tillë, pasi e di se nuk ka asnjë pasojë reale.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia angazhoi firmë të fuqishme amerikane që punon edhe me Pentagonin? Qëllimi është përmirësimi i imazhit të Kosovës dhe Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Bislimi e Fino:Rrugëtimi drejt BE-së, proces i rëndësishëm për shtetet tona
Një grua dhe vajza e saj shtatëvjeçare u gjetën të vrarë në një rajon rus, i dyshimti një pjesëmarrës i luftës
Kërkohet sërish shtyrja e afatit për riregjistrimin e makinave në veri
70 aksidente trafiku u evidentuan të enjten
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?