By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 maj
May 23, 2025
Ministria e Jashtme e Ukrainës për krijimin e një “zone tampon” në kufi
May 22, 2025
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
May 22, 2025
Putin: Rusia po krijon një “zonë sigurie” përgjatë kufirit me Ukrainën
May 22, 2025
Gjenerali ukrainas Zaluzhny: Ukraina duhet të braktisë kufijtë e vitit 2022.
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Telashet e Credit Suisse – spiunime, pastrim parash dhe shitje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Telashet e Credit Suisse – spiunime, pastrim parash dhe shitje
Ballina 2Financa

Telashet e Credit Suisse – spiunime, pastrim parash dhe shitje

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 3:39 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Reuters

Banka zvicerane e investimeve, UBS, është pajtuar ta blejë rivalen Credit Suisse për tre miliardë franga zvicerane në një marrëveshje të projektuar nga autoritetet zvicerane.

Më poshtë ua sjellim disa nga krizat, me të cilat është përballur Credit Suisse në vitet e fundit:

Shitja në UBS

Autoritetet zvicerane e kaluan fundjavën në përpjekje për ta shpëtuar Credit Suisse, që është ndër menaxherët më të mëdhenj të pasurisë në botë.

Në fund, UBS-ja ra dakord ta blinte rivalin e saj të kamotshëm për tre miliardë franga zvicerane dhe të përvetësonte humbje deri në 5 miliardë franga.

Logot e bankave zvicerane UBS dhe Credit Suisse shihen në Cyrih, 20 mars 2023.
Logot e bankave zvicerane UBS dhe Credit Suisse shihen në Cyrih, 20 mars 2023.

Paratë e Bankës Qendrore Zvicerane

Këtë muaj, Credit Suisse u desh ta shfrytëzonte Bankën Qendrore Zvicerane për të marrë ndihmë deri në 54 miliardë dollarë për likuiditetin dhe për ta mbajtur besimin e investitorëve. Kjo ndodhi pasi aksionet e saj pësuan rënie rekorde pasi një kolaps bankar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxiti frikën se do të bëheshin tërheqje të mëdha bankare në mbarë botën njëkohësisht.

Banka me bazë në Cyrih u bë banka e parë e madhe globale që mori ndihmë të mirë emergjente që nga kriza financiare e vitit 2008.

Credit Suisse udhëhoqi një shitje të aksioneve të bankave në Evropë pasi investitori më i madh i saj, Banka Kombëtare Saudite, tha se nuk mund të ofronte më shumë ndihmë financiare për shkak të kufizimeve rregullatore.

“Dobësitë materiale”

Raporti vjetor i Credit Suisse, i vitit 2022, identifikoi “dobësi materiale” në kontrollet e brendshme mbi raportimin financiar.

Auditori Pricewaterhouse Coopers e përfshiu në raport një “mendim të kundërt” për efektivitetin e kontrolleve të brendshme të bankës mbi raportimet e saj, por shtuan se deklaratat e tyre “paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet” pozitën financiare të bankës nga viti 2020 deri më 2022.

Rregullatori zviceran FINMA tha se banka duhet të ketë procese të përshtatshme të kontrollit.

Humbje dhe rrjedhje të mëdha

Në shkurt të këtij viti, Credit Suisse raportoi për humbje totale neto prej më shumë se shtatë miliardë frangash zvicerane për vitin 2022, humbjen më të madhe që nga kriza financiare e vitit 2008. Ajo, gjithashtu, paralajmëroi humbje “të konsiderueshme” në vitin 2023.

Banka kishte një rritje të tërheqjeve në tremujorin e katërt të vitit 2022, me rrjedhje prej më shumë se 110 miliardë frangash zvicerane. Por, në raport thuhej se gjendja ishte përmirësuar.

Pastrimi i parave lidhur me kokainën

Në qershor, banka u dënua pasi dështoi ta parandalojë pastrimin e parave nga një grup bullgar i trafikimit të kokainës.

Gjykata konstatoi mangësi brenda Credit Suisse në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët me organizatën kriminale, por edhe në monitorimin e zbatimit të rregullave kundër pastrimit të parave.

Si Credit Suisse, ashtu edhe ish-punonjësi i dënuar e kishin mohuar gabimin. Credit Suisse tha se do të apelonte dënimin.

Gjykimi në Bermuda

Një gjykatë e Bermudës konstatoi në mars të vitit 2022 që ish-kryeministrit gjeorgjian, Bidzina Ivanishvili, dhe familjes së tij i detyrohen dëme prej më shumë se gjysmë miliardë dollarësh nga dega lokale e Credit Suisse për sigurim jetësor.

Gjykata tha se Ivanishvilit dhe familjes së tij i takonte dëmshpërblimi shkaku i një mashtrimi afatgjatë të kryer nga Pascale Lescaudron, një ish-këshilltar i Credit Suisse.

Lescaudron u dënua nga një gjykatë zvicerane në vitin 2018 për falsifikim të nënshkrimeve të ish-klientëve, përfshirë Ivanishvilin, gjatë një periudhe tetë vjeçare.

Credit Suisse ka thënë se pret që rasti, të cilin është duke e apeluar, t’i kushtojë rreth 600 milionë dollarë.

“Sekretet e Suisse”

Në shkurt të vitit 2022, Credit Suisse mohoi akuzat për keqbërje pasi dhjetëra mediume publikuan rezultatet e hetimeve, të ngjashme me ato të Panama Papers, të të dhënave të mijëra llogarive të klientëve në dekadat e fundit.

Largimi i kryetarit

Kryetari Antonio Horta-Osorio dha dorëheqje në janar të vitit 2022 pasi shkeli rregullat e karantinës për COVID-19.

Më pak se një vit më parë, Horta-Osorio ishte punësuar për të përmirësuar gjendjen brenda bankës, të dëmtuar nga përfshirja e saj me firmat e dështuara të investimit, Achegos, dhe të financimit, Greensill Capital.

Dështimi në pagesa i Archegos

Credit Suisse humbi 5.5 miliardë dollarë kur zyra e Archegos Capital Management në SHBA dështoi të bënte pagesat në mars të vitit 2021.
Investimet e tyre në disa aksione teknologjike dështuan dhe vlera e portofolit të Archegos me Credit Suisse ra ndjeshëm.

Një raport i pavarur lidhur me këtë incident e kritikoi sjelljen e bankës, duke thënë se humbjet e saj ishin rezultat i një dështimi në menaxhim dhe kontroll të bankës së investimeve, dhe në veçanti të sektorit kryesor të ndërmjetësimit.

Kolapsi i fondeve të Greensill

Credit Suisse u detyrua të ngrinte 10 miliardë dollarë të fondeve të financimit në mars të vitit 2021, kur financuesi britanik Greensill Capital kolapsoi pasi humbi mbulimin e sigurimit për borxhin e lëshuar kundrejt kredive për kompani.
Rregullatorët zviceranë e kanë qortuar Credit Suisse për dështime “serioze” në menaxhimin e biznesit miliardë dollarësh me Greensill.

Zemërimi i aksionarëve

Aksionarët e Credit Suisse hodhën poshtë një propozim nga bordi i bankës për të shkarkuar menaxhmentin nga detyrimet e vitit 2020, duke theksuar kështu zemërimin e investitorëve për gabimet e kushtueshme të bankës.

Skandali i spiunazhit

Drejtori ekzekutiv i Credit Suisse, Tidjane Thiam, u detyrua të largohej në mars të vitit 2020 pasi një hetim zbuloi se banka punësoi detektivë privatë për të spiunuar ish-shefin e menaxhimit të pasurisë, Iqbal Kahn, pasi ai u punësua në rivalin e kamotshëm, UBS.

Rregullatori financiar i Zvicrës tha se Credit Suisse e kishte mashtruar Kahnin në lidhje me shkallën e spiunimit. Rregullatori tha se banka planifikoi shtatë operacione të ndryshme spiunazhi midis viteve 2016 dhe 2019 dhe i kreu shumicën e tyre.

Më vonë, Credit Suisse tha se e dënonte spiunimin dhe kishte ndërmarrë hapa “vendimtarë” për ta përmirësuar qeverisjen e saj.

You Might Also Like

Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend

Axhenda ndërkombëtare

Ish-këshilltari i ish-presidentit ukrainas Janukoviç është qëlluar për vdekje në periferi të Madridit

Çitaku: Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti

Rubio: Luftë civile me përmasa epike mund të fillojë në Siri brenda disa javësh

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Spërkatja më flliqësirë e kuvendarëve!

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Pas nje hetimit te gjate, arrestohet i dyshimti autor i dy vjedhjeve
Sportistët e Ukrainës gjejnë mikpritje e kurajë në Kosovë
Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë veri
Peskov: Shërbimet speciale ruse sigurojnë sigurinë e Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?