By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim
Ballina 1Lajme

Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 9:35 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami.

Rrjedhimisht, thotë ai, Kosova duhet të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky asociacion nuk përmendet në mënyrë specifike në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.

Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kurti, i pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Por, sipas profesorit Bajrami, “formimi i Asociacionit paraqet detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

“Siç e ka thënë edhe Borrell disa herë, [Kosova] duhet të fillojë menjëherë me procesin e themelimit të Asociacionit, përmes ekipit menaxhues. Mendoj se ky nuk është problem i madh, sepse e ka një siguresë mbrojtëse – siç është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ky detyrim duhet të përmbushet pa shtyrje dhe menjëherë nga Republika e Kosovës”, thotë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2015, ka konstatuar se disa parime të Marrëvshjes për Asociacionin nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se hapin e parë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim, duhet ta bëjë Kosova.

Në këtë kontekst, shtoi ai, prioriteti kryesor është nisja e procesit për formimin e Asociacionit.

“Në bazë të asaj që ka thënë zoti Borrell, por edhe në bazë të asaj që po shohim në terren, është Kosova ajo që – sa më shpejt që është e mundshme, pra menjëherë – duhet të fillojë me aranzhimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili pastaj do të jetë subjekt i negocimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thotë Miftaraj.

Kurti: Topi është në anën e Serbisë

Kryeministri Kurti tha të martën se për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes, që parasheh që të sigurohet “një nivel të përshtatshëm i vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, ai do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe me partnerët amerikanë.

“Do të duhej që në atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, t’i adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve – siç e kam thënë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve se kur do të nisë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të duhej që topi të jetë te Kosova dhe kërkoj kontributin e të gjithëve. Topi është në anën e Serbisë. Pse nuk po nënshkruan ajo? Pra, në vend se të diskutojmë pse nuk po nënshkruan Serbia… ‘kur do ta themelosh Asociacionin’”, tha Kurti, duke shtuar se “të gjitha pyetjet tash janë në Beograd”.

Në një postim në Twitter më vonë, Kurti tha se Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Vuçiq tha më 19 mars se Kurti, në takimin në Ohër, ka folur për “tri shtylla” mbi të cilat duhet të bazohet Asociacioni, por Serbia nuk mund ta pranojë atë, sepse për Asociacionin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përmendur muajin e kaluar tri kushte të Kosovës për formim të Asociacionit: të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së dhe të mos ketë fuqi ekzekutive.

“Kujdes” nga ndërlidhja e Asociacionit dhe nenit 7

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën.

“Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin për themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçak.

Profesori Bajrami thotë se Qeveria e Kosovës, megjithatë, duhet të ketë kujdes për sa i përket zbatimit të nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë “interpretim të zgjeruar të këtij neni”, sepse “mund ta sfidojë seriozisht karakterin unitar të shtetit, si dhe kompetencat dhe juridiksionin e organeve republikane në tërë territorin e Kosovës”.

Asociacioni, sipas tij, ka karakter territorial, sepse ushtron kompetencat brenda territoreve të komunave që do të jenë pjesë e saj. Por, shton ai, te neni 7 i Marrëveshjes nuk flitet për aspektin territorial, por për vetëmenaxhim në nivel komuniteti.

“Duhet pasur kujdes” kur ndërlidhet ky nen me Asociacionin, thotë Bajrami.

“Për mendimin tim, kjo pika 7 instalon në mënyrë joformale një nivel autonomie për serbët. Por, bashkësia ndërkombëtare i ka ikur përmendjes së termit ‘autonomi’ apo ‘Republika Serbe’, për shkak të rrezikut që përmendja e çfarëdo autonomie apo entiteti serb në Kosovë, do të kishte efektin domino edhe në vendet tjera të Ballkanit”.

“Në këtë fazë, nëse do të përmendeshin në mënyrë të prerë këto shprehje, do të rridhte obligimi implicit që të dyja vendet t’i ndryshojnë kushtetutat. Pra, Kosova nuk do të mund të realizonte asnjë model të një autonomie territoriale pa e ndryshuar Kushtetutën e vet, sepse kjo prek drejtpërdrejt në karakterin unitar të shtetit”, thotë Bajrami.

Çfarë thotë Neni 7?

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Miftaraj thotë se çështjen e nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, si dhe Marrëveshjen për Asociacionin i sheh si të ndara, por që gjatë zbatimit ato do të ndërlidhen.

Sipas tij, Marrëveshja hap mundësinë që komunave me shumicë serbe, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, t’u jepen kompetenca shtesë në fushat specifike që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, por jo edhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhënia e më shumë kompetencave në nivel lokal të komunave me shumicë serbe, mund të jetë si përfitim për Kosovën që Asociacioni të ketë një karakter më shumë koordinues, pa kompetenca ekzekutive, i cili pastaj mund të ketë më shumë rol këshillëdhënës sesa ndonjë rol, i cili mund ta nënkuptojë një formë të vetëqeverisjes së serbëve lokalë”, thotë Miftaraj.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç ka thënë, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Ai ka shtuar se kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, ai do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin. Sipas tij, ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe të diskutojnë për gjërat në të ardhmen.

You Might Also Like

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri për bisedat Kusari-Lila-Radoiçiq: Prokuroria duhet të veprojë shpejt

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Sot moti me diell dhe shumë i ngrohtë
Vaskovic publikoi dokumentin, kjo është arsyeja pse Dodik i dërgoi një letër të hapur Schmidt-it…
Film n`Park iniciativë unike për fëmijë
Autoritetet e Krimesë së aneksuar njoftuan se kishin nacionalizuar apartamentin e Zelensky në Jaltë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?