By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë
Ballina 2Rajon / Botë

Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 2:32 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars, në ditën kur kryeministri japonez zhvillon vizitë në Ukrainë.

Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj.

Megjithatë, koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë është pikërisht kur kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida nis vizitën në Ukrainë, për t’i ofruar mbështetje dhe për të shprehur solidaritet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin rus.

Rusia tha se bombarduesit kryen “fluturime të planifikuara”. Ato, sipas Moskës shoqëruan disa avionë luftarakë. Bombarduesit nuk shkelën ligjet ndërkombëtare dhe fluturuan mbi ujërat neutrale, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në shkurt, forcat e mbrojtjes ajrore të Amerikës së Veriut u dërguan për të penguar disa bombardues strategjikë rusë dhe avionët luftarakë, të cilët po fluturonin mbi hapësirën ajrore afër Alaskës.

Japonia, që ka mosmarrëveshje territoriale me Moskën lidhur me disa ishuj në veri të Paqësorit, është aleate kyçe në Azi e Shteteve të Bashkuara dhe është anëtare e Grupit të Shtatë demokracive të pasura.

Tokio i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Për një alternativë me ADN të pastër shqiptare!

Kosova Times Kosova Times July 7, 2023
Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan
Parashikimet e Legjionit ruse per te ardhmen e Rusise
RrGK reagon ndaj gjuhës seksiste kundrejt ministres Albulena Haxhiu
GLPS: Shumë gra dorëzohen nga trashëgimia në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?