By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvrasje e asistuar në Toskanë, rasti i parë pas ligjit rajonal
June 11, 2025
Përdhunuesi dhe vrasësi ekzekutohen me azot në SHBA, ngrit gishtin tregues
June 11, 2025
Hetimi i sulmit në shkollën në Graz: Një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e sulmuesit, ai përdori një pushkë gjahu dhe një pistoletë
June 11, 2025
Një qytet ku një natë në një hotel me 5 yje kushton vetëm 45 euro – për dy persona
June 11, 2025
Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë
Lajme

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 4:29 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në terë territorin e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi fshatin Herticë të Komunës së Podujevës.

Në fillim të pranverës, sot po e shënojmë një të arritur të rëndësishme për vendin tonë, lidhjen e fshatit të fundit në internet brezgjerë, tha Kryeministri Kurti.

Po realizojmë një objektiv kyç që ka të bëjë me një nga parimet kryesore të qeverisjes sonë, e që është gjithëpërfshirja. Në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit është me rëndësi që askush të mos mbetet prapa, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Qeveria po sigurohet që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim rajoni, gjinie, etnie, apo statusi ekonomik. Duke investuar në infrastrukturën brezgjerë, ne po i thyejmë barrierat dhe po sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në botën digjitale, shtoi ai.

Përtej digjitalizimit në qeveri, kryeministri theksoi se synohet mbështetja e ekonomisë digjitale, si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Por, shtoi më tej ai, zhvillimi i qeverisjes dhe ekonomisë digjitale kërkon infrastrukturë e shkathtësi, dhe një ekosistem të gjerë inovacioni dhe se përmes programit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, me mbështetje të Bankës Botërore, Ministria e Ekonomisë është angazhuar në krijimin e këtyre parakushteve. Falë këtij programi, tashmë janë trajnuar mbi 400 të rinj e të reja në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përderisa deri në fund të programit ky numër do të arrij në 2,000.  Gjithashtu është mundësuar lidhja në internet brezgjerë të 201 fshatrave, 107 shkollave dhe 43 ambulancave, që më parë nuk kanë pasur një lidhje të tillë.

Kjo lidhje e zonave rurale, duke përfshirë edhe ato më të thella, në internet brezgjerë, nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap përpara në rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë. Është një qasje në shërbime, mundësi për arsim e kujdes shëndetësor më të mirë, dhe prosperitet ekonomik në çdo cep të vendit, tha kryeministri.

Ai theksoi se nga sot Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë – është kampione në regjion dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brezgjerë.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë, Kryeministri Kurti theksoi se shpejti do ta inaugurojmë Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë një platformë të re të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.  Ky park është edhe një investim i Qeverisë në ekosistemin e inovacionit, krahas investimit të vazhdueshëm së bashku me qeverinë gjermane në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara ministre e ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,

I nderuar kryetar i komunës së Podujevës, Prof. Shpejtim Bulliqi,

I nderuar kryetar i fshatit z. Florim Muqolli

Të nderuar përfaqësues të Bankës Botërore,  znj. Klingen, z. Paolucci, dhe  znj. Gelvanovska,

I nderuar kryetar i bordit të ARKEP, z. Rahimi,

Të nderuar përfaqësues të ofruesve të shërbimeve të internetit,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Në fillim të pranverës, sot po e shënojmë një të arritur të rëndësishme për vendin tonë – lidhjen e fshatit të fundit në internet brezgjerë. Po realizojmë një objektiv kyç që ka të bëjë me një nga parimet kryesore të qeverisjes sonë, e që është gjithëpërfshirja.

Në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit është me rëndësi që askush të mos mbetet prapa. Po sigurohemi që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim rajoni, gjinie, etnie, apo statusi ekonomik. Duke investuar në infrastrukturën brezgjerë, ne po i thyejmë barrierat dhe po sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në botën digjitale.

Ne jemi të përkushtuar të zbatojmë digjitalizimin gjithëpërfshirës që presim të sjellë përfitime të shumta për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Strategjia e re e e-Qeverisjes që javën tjetër del në konsultime publike i vë themelet e qeverisjes digjitale transparente dhe llogaridhënëse që në qendër e ka qytetarin.

Përtej digjitalizimit në qeveri, synojmë mbështetjen e ekonomisë digjitale, si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Por, zhvillimi i qeverisjes dhe ekonomisë digjitale kërkon infrastrukturë e shkathtësi, dhe një ekosistem të gjerë inovacioni. Përmes programit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, me mbështetje të Bankës Botërore, Ministria e Ekonomisë është angazhuar në krijimin e këtyre parakushteve.

Falë këtij programi, tashmë janë trajnuar mbi 400 të rinj e të reja në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përderisa deri në fund të programit ky numër do të arrij në 2,000.

Gjithashtu ka mundësuar edhe lidhjen në internet brezgjerë të 201 fshatrave, 107 shkollave dhe 43 ambulancave, që më parë nuk kanë pasur një lidhje të tillë. Hertica është një fshat i njohur në krejt Kosovën sepse historikisht i ka mbrojtur trevat tona këtu në zonat kufitare me Serbinë dhe e dimë që 8 banorë të fshatit janë vrarë gjatë luftës, një vajzë është ende e zhdukur, por pavarësisht shkatërrimit edhe vuajtjeve e dëmeve, Hertica është vendbanim i njerëzve punëtorë që e duan vendin e tyre andaj edhe pas djegies së 80 shtëpive gjatë luftës fshati është rindërtuar dhe zhvilluar duke u rindërtuar 55 shtëpi. Andaj këtij fshati të njohur me lagjet e veta si përveç Muqolli edhe Sheholli, Stublla, Maloku e Lushaku e të tjerë ne në njëfarë mënyrë ja kthejmë një pjesë të vogël të borxhit që e kemi për kontributin e tyre edhe në Ekonominë edhe në Mbrojtjen edhe në historinë e vendit tonë.

Gjithashtu edhe rrugës i pashë dy xhamitë të cilat janë më të vjetra se 200 vjet që tregon për trashëgiminë kulturore në Herticë. Hertica gjithashtu është e bekuar edhe me peizazhin e bukur  me gjithë këto male e kodrina, është pak freskët sot për shkak se lartësia mbidetare këtu është rreth 800 metra mirëpo mikpritja e përzemert po na ngrohë të gjithëve dhe unë e falënderoj edhe kryetarin e fshatit për këtë gjë, me ç’rast dua ta flas edhe për mbështetjen që e kemi bërë në fusha të tjera për shkak se livadhet e fushat pjellore të Herticës janë një tokë bujqësore e cila duhet punuar e të nxjerrën të mirat prej saj. Qeveria jonë si kurrë më parë e ka vënë fshatin dhe fermerin në rend të parë.

Në janar të këtij viti pra, kemi aprovuar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për 2023. Për grante dhe subvencione i kemi ndarë mbi 65 milionë euro gjithsej, ndërsa për pagesa direkte mbi 40 milionë euro.

Risitë e programit të sivjetmë janë subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, që përfshinë: 250 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehërim, 54 euro për naftën dhe 4 cent për kilogram, apo një mesatare prej 160 euro. Gështenja, do t’i bashkohet këtë vit sa i përket subvencionimit të dru-frutoreve me 504 euro për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës.  Gjithashtu këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha. E do të vazhdojmë sivjet me: subvencionimin e grurit, misrit, patates, dhe të fasules. Kështu do të jemi më afër prodhuesve vendor.

Nga këtu u bëj thirrje fermerëve dhe bujqve të Herticës, që të aplikojnë deri më 29 mars, se unë do të vijë sërish, por nuk do të mund të vijë para 29 marsit. Pra deri më 29 mars është afati që duhet ta shfrytëzoni si mundësi për kulturat bujqësore. Kriteret dhe të dhënat tjera mund t’i siguroni në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë, e kjo do të jetë shumë më lehtë për ju, sepse tash do të keni internet brezgjerë për qasje në të gjitha këto aplikime që mundësohen nga shtetit për popullsinë.

Kjo lidhje e zonave rurale, duke përfshirë edhe ato më të thella, në internet brezgjerë, nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap përpara në rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë. Është një qasje në shërbime, mundësi për arsim e kujdes shëndetësor më të mirë, dhe prosperitet ekonomik në çdo cep të vendit. Andaj, nga sot Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë – është kampione në regjion dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brezgjerë.

Përkushtimi i Qeverisë në krijimin e parakushteve për ekonomi digjitale shkon përtej këtij programit KODE. Së shpejti do ta inaugurojmë Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë një platformë të re të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.  Ky park është edhe një investim i Qeverisë në ekosistemin e inovacionit, krahas investimit të vazhdueshëm së bashku me qeverinë gjermane në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren.

Në fund, do të dëshiroja që të falënderoj partnerin tonë – Bankën Botërore, për mbështetjen e pa rezervë të institucioneve tona, në këtë rast Ministrisë së Ekonomisë.

Ju falënderoj të gjithëve për punën tuaj të përkushtuar dhe ju uroj suksese të vazhdueshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kryetari i Gjilanit pritet nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel

Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i planit për Zgjedhjet Lokale

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AGK: 29 kërcënime e sulme ndaj gazetarëve në katërmujorin e parë të 2025

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Colonos: Një 44-vjeçar u arrestua pasi përdhunoi vazhdimisht një të mitur
Çfarë do të ndodhë me NATO-n: ‘Varet nëse na trajtojnë siç duhet’
Parashikimi i motit për datën 15 nëntor 2024 ne Shqiperi
Emigrantët që vdiqën në aksidentin e Këlcyrës vinin nga Pakistani, konfirmon Policia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?