By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hvari përsëri ndër ishujt më të mirë në botë
July 20, 2025
Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë
July 20, 2025
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
July 20, 2025
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
July 20, 2025
Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ta shohësh botën me syrin e dashurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ta shohësh botën me syrin e dashurisë
Ballina 2Rajon / Botë

Ta shohësh botën me syrin e dashurisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 9:52 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

“Hana ka bërë që ta shoh botën me syrin e dashurisë pasi ajo, sado që rritet, arrin të ruajë atë çiltërsinë fëmijërore, thotë Zufer Osmani baba i një vajze me Sindromën Down.

Ai, krahas Hanës, ka dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët nuk reshtin së ndihmuari motrën e tyre që të jetë pjesë e shoqërisë.

“Me një fëmijë të tillë (me Sindromë Down ) dita fillon shumë e lumtur. Jam tepër i lumtur si baba, megjithëse kërkohet më shumë angazhim nga ana jonë si prindër, por është kënaqësi pasi angazhimin e tepërt, Hana na e shpërblen me shumë dashuri nga ana e saj”, tregon Zufer Osmani.

Ai thotë se ndihet me shumë fat që Hanën 9-vjeçare e kanë pranuar shumë mirë në rrethin ku jeton, në fshatin Radushë rreth 27 km larg Shkupit.

“Hana tashmë është në klasën e dytë dhe shfrytëzon të drejtën e një asistenti personal për të vijuar mësimet në shkollën e rregullt fillore”, thotë ai, duke shtuar se shkolla tashmë ka siguruar edhe psikolog krahas asistentit personal. Megjithëkëtë, problem, sipas tij, mbetet sigurimi i një logopedi që është me shumë rendësi që Hana të arrijë të ndërtojë një komunikim të kuptueshëm për rrethin.

Hana dhe babai i saj.
Hana dhe babai i saj.

Për këtë arsye, Zufer Osmani vajzën e dërgon te një logoped privat që paraqet rëndesë shtesë për buxhetin familjar.

Zufer Osmani porosit të gjithë prindërit, që shtytjen e parë drejt hapërimit me botën këta fëmijë ta kenë nga familja, dhe jo që në gjirin familjar këta fëmijë të trajtohen nga pikënisja se “çka nuk mund të bëjnë”, por nga ajo se “sa shumë këta fëmijë janë të aftë të bëjnë”.

“Të gjithë prindërve me fëmijë me Sindromën Down u sugjeroj që fëmijët e tyre sa më shumë t’i integrojnë në shoqëri. Nga përvoja ime si prind, mund të them se është diçka shumë pozitive kur Hana është e integruar në shoqëri. Hana ndihet shumë e lumtur kur ajo arrin të ecë përkrah me moshatarët e saj”, thotë babai i Hanës.

Organizatat joqeveritare theksojnë se Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të rëndësishëm për sa i përket përfshirjes së fëmijëve me Sindromën Down në sistemin arsimor, duke siguruar asistent personal për çdo fëmijë me këtë sindromë në shkollat fillore.

Por, shtojnë se problem mbetet shkolla e mesme, pasi këta persona kanë nevojë për asistent edhe gjatë ndjekjes së arsimit të mesëm.

Prindërit e fëmijëve me Sindromën Down thonë se edhe kundrejt Ligjit për marrëdhënie pune që parasheh kuota të siguruara për personat me nevoja të veçanta, mbetet problem serioz përfshirja e personave me Sindromën Down në tregun e punës.

“Institucionet duhet të jenë të përgatitura për t’i pranuar fëmijët dhe më pas personat e rritur me Sindromën Down. Është për t’u përshëndetur se fëmijët me zhvillim normal nuk e kanë problem të pranojnë në gjirin e tyre fëmijë të me zhvillim jo-tipik”.

“Por problemi është tek institucionet që akoma nuk kanë të ndërtuar një sistem funksional që t’i përfshijnë fëmijët me Sindromën Down që në momentin që ne nuk do të jemi, ata të mund të jenë të pavarur”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Ana Tufekxhieva, e cila drejton Organizatën për ndihmën e personave me Sindromën Down.

Ajo, me organizatën që drejton, tashmë ka organizuar dhe një defile të parë të modës të prezantuar nga personat me Sindromën Down, në të cilën ka marrë pjesë dhe vajza e saj me këtë sindromë.

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave me nevoja të veçanta, pasi mungon një regjistër i tillë edhe pse për hartimin e tij disa herë janë zotuar autoritetet e institucioneve përkatëse.

Dita Botërore e Personave me Sindromën Down sivjet u shënua me moton “Me ne, Jo për ne”.

Dita e 21 e muajit mars është zgjedhur si simbolikë për tri kopjet e kromozomit 21 që bartin këta persona.

You Might Also Like

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten

Një anëtar i klanit Skaljar u vra në Podgoricë

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WP: Qendra afërt me FSB përgatitin për Kremlinin rekomandime për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Abdixhiku: Vetëm bashkëpunimi Qeverisë me aleatët, do të mbështetet nga LDK
Prof. Haxhi Aliko, njeriu që la gjurmë në mjekësinë veterinare dhe te ata që e njohën
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nis më 3 prill
Një tjetër tërmet i fuqishëm e godet Afganistanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?