By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e BE-së do t`u kërkojnë Kosovës e Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liderët e BE-së do t`u kërkojnë Kosovës e Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen
Ballina 1Lajme

Liderët e BE-së do t`u kërkojnë Kosovës e Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen

Kosova Times
Last updated: 2023/03/23 at 2:08 PM
Kosova Times Published March 23, 2023
Share
SHARE

Në Bruksel të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë dhe do t`u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.

Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.

Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialolgun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst.

Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Edhe atyre u kishte raportuar Josep Borrell. Ai e kishte quajtur si një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të implementimit të marrëveshjes.

Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.

Burimet diplomatike në Bruksel kënë thënë se disa shtete kanë ftuar që të ketë “kujdes të shtuar“ nga ana e BE-së në mënyrë që të siguroihet zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes dhe që të mos lejohet devijimi nga obligimet për asnjërën palë.

Në struktuarat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe formalisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.

Në BE kanë përsëritur se, ndonëse nuk është nënshkruar marrëveshja formalisht, për shkaqe ligjore, zbatimi i saj dhe i aneksit për implementim është detyrim për palët.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times March 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ekonomi

BQK-BQE me marrëveshe për sigurimin e integritetit të valutës Euro n`Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 22, 2025
Takimi në nivel negociatorësh në Bruksel
Zelensky kërkon 5 miliardë euro nga BE
Suspendohet polici që aksidentoi këmbësoren
Me 19 dhjetor koncert recital festiv me Arta Jasharin dhe Andi Durakun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?