By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë
June 3, 2025
Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
June 3, 2025
Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja
June 3, 2025
Letonia dhe Kosova ndahen baras
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada e ShBA-së në Shqipëri: Kujdes me kandidatët dhe aktivitetet zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasada e ShBA-së në Shqipëri: Kujdes me kandidatët dhe aktivitetet zgjedhore
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri: Kujdes me kandidatët dhe aktivitetet zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 10:27 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u është drejtuar me thirrje Qeverisë së Shqipërisë, institucioneve shtetërore dhe partive politike të zbatojnë rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 14 maj.

Apeli i Ambasadës amerikanë në Shqipëri lidhet me aktivitetet zgjedhore, fushatën dhe procesin zgjedhor.

“Ashtu siç ambasadorja (e ShBA-së në Shqipëri) Yuri Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade për mediat.

Ky qëndrim i Ambasadës amerikane vjen në ditën kur Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i propozoi Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve ndëshkime administrative për 3 kryebashkiakë, të Fierit, Librazhdit dhe Përrenjasit për zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me rregullat.

Megjithatë përfaqësuesit e shoqërisë civile deklaruan se kanë denoncuar me dhjetëra raste të ngjashme dhe presin që të ketë më shumë masa ndëshkimore.

Ambasada amerikane në Tiranë sjell në vëmendje raportin e ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare të prillit të vitit 2021, ku është theksuar se pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale.

Këtë fundjavë, pritet që partitë kryesore në Shqipëri të përcaktojnë kandidatët e tyre për 61 bashkitë e vendit. Të hënën , më 27 mars, është afati i fundit për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka deklaruar se, si kandidatë të kësaj partie, do të rikonfirmohen shumica e kryebashkiakëve aktualë, ndërsa një numër të vogël do ta përbëjnë emrat e rinj.

Sa i përket opozitës situata është krejt tjetër. Brenda Partisë Demokratike ka debat të ashpër se cila prej dy grupimeve – ata që mbështesin Enkelejd Alibeajn apo ata që mbështesin Sali Berishën – përfaqëson demokratët.

Institucionet zgjedhore njohin zyrtarisht Partinë Demokratike, që përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, duke iu referuar regjistrit të partive politike të regjistruar në gjykatë.

Grupimi i Berishës e ka përcaktuar një pjesë të mirë të kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, por nuk mund t’i regjistrojë ata, pasi nuk ka as logo dhe as vulë që identifikohet me Partinë Demokratike. Në këto kushte është i detyruar t’i regjistrojë kandidatët nën logon e një koalicioni që drejtohet nga partia e majtë e Ilir Metës, “Partia e Lirisë”.

Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare, nën drejtimin e Alibeajt, nuk ka ende asnjë emër për të garuar në zgjedhje, por u ka bërë thirrje kandidatëve të Berishës të mos zgjedhin të garojnë nën siglën e një partie të majtë (partisë së Ilir Metës), por të garojnë nën logon e Partisë Demokratike.

Kjo situatë në partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, lidhet me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e shpalli “non grata” Sali Berishën, në maj të vitit 2021.

Pak ditë para shpalljes së kandidatëve zyrtarë për garën që do të zhvillohet për 60 bashkitë e Shqipërisë, Ambasada amerikane në Tiranë u është drejtuar partive politike me thirrje.

“Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia kundër korrupsionit e presidentit (të ShBA-së, Jo) Biden, identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare”.

Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane në Shqipëri thekson se SHBA-ja mbështetë me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të forte dhe nxit të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë.

Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Procesi i 14 majit shënon zgjedhjet e nënta lokale që do të mbahen në Shqipëri, prej rënies së komunizmit, pa përfshirë këtu zgjedhjet e pjesshme lokale.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fonde

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
Totti: De Rossi, njeriu i duhur për Romën
Rutte paralajmëron që dialogu Kosovë-Serbi do të diskutohet në Tiranë
Rusia thirri ambasadorin austriak për dëbimin e stafit të ambasadës nga Vjena
Durmishi: Vendimi i Ramës për transportin, është në kundërshtim me ligjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?