By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Gllogjan: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja, ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Gllogjan: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja, ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt
Lajme

Kurti në Gllogjan: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja, ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 4:12 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, bënë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan si dhe morën pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e manifestimit të Epopesë së Dukagjinit.

Pas homazheve, kryeministri Kurti vizitoi familjen Haradinaj me ç ‘rast u pritën nga kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të vazhduar më pas në Akademinë Përkujtimore. 

‘’Në fillim pranverën e vitit 1998 pas rezistencës së pashembullt të Jasharajve në Prekaz  në  datat 5, 6 dhe 7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik – Serbinë, kishin një qëllim – lirinë’’, nisi fjalën e tij kryeministri Kurti para shumë të pranishmëve në Akademinë Përkujtimore.

Beteja e ashpër e 24 marsit, sipas kryeministrit, dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe të popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit.

“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se fokusi ynë kryesor si qeveri ka qenë dhe është investimi në ushtri, në mbrojtjen fisnike të vendit tonë dhe se duke kujtuar UÇK-në, duke zhvilluar FSK-në, mbrojmë Republikën, përparojmë kombin, i kontribuojmë Evropës.

Derisa kujtoi edhe përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, më 24 mars 1999, ai tha se NATO-ja ndali gjenocidin ndaj popullit shqiptar nga regjimi fashist i Millosheviqit.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha se falë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipërisë dhe mbështetjes së partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, si dhe anëtareve të tjerë të NATO-s, ne jemi të lirë dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkë përpara.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Të nderuara familje Haradinaj dhe Mehmetaj,

I nderuari ministër i Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe gjeneralkomandant i FSK-së, Bashkim Jashari,

Të nderuar gjeneralë, oficerë dhe ushtarë të FSK-së,

Të nderuar ministra e zëvendësministra,

Deputetë të Kuvendit,

I nderuari z. Ramush Haradinaj, ‘’Komandant Smajli’’ i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tash kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

I nderuar kryetar i komunës së Deçanit, z.Ramosaj,

Dhe kryetarë të tjerë të komunave të Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta,

Të dashura familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UCK-së,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër,

Në fillim pranverën e vitit 1998 pas rezistencës së pashembullt të Jasharajve në Prekaz  në  datat 5, 6 dhe 7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik – Serbinë, kishin një qëllim – lirinë.

Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe të popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi.

Të vendosur në katër pozicione: Hilmi Haradinaj së bashku me Mejremen dhe Frashrin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin, dhe, Shkëlzeni me Enverin, mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin. Në po atë  ditë ranë dëshmorë: Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, sakrificën e të cilëve sot e nderojmë dhe kujtojmë me respektin më të lartë.

E sot, një çerek shekulli më vonë, të ndarë në tri grupe, 60 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës marshuan drejt Gllogjanit nga tri drejtime: Junik – Gramaqel – Gllogjan, Junik – Irzniq – Gllogjan dhe Gllogjan – Ratish – Jabllanicë. Ky marsh simbolizon linjat e furnizimit me armatim të cilat niseshin nga Shqipëria, armatim i nevojshëm, armatim i domosdoshëm, për të zhvilluar luftën tonë çlirimtare. FSK-ja me këtë marshim ka ndjerë hapat dhe ka ndjekur rrugën e UÇK-së pasardhëse e së cilës ajo është.

Ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional, gjithmonë në shërbim të lirisë e të sigurisë, të paqes e të demokracisë, e në krah të aleatëve tanë. Për 24 muaj, ushtrisë sonë i janë shtuar 1240 ushtarë të rinj. Ndërsa në fazën e testimeve dhe përzgjedhjes aktualisht janë edhe 612 ushtarë aktivë dhe 388 rezervë. Me ndryshimet ligjore të vitit të kaluar, FSK-ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejtë aplikimi do të keni të gjithë ju të reja e të rinj deri në moshën 25 vjeçare.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Familja Haradinaj, ia di mirë vlerën lirisë dhe ushtrisë. Është familje e dëshmorëve të kombit me gjeneralë nga lufta. Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot në ushtrinë tonë e kemi Luanin, Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut në uniformën e FSK-së.

Fokusi ynë kryesor si qeveri ka qenë dhe është investimi në ushtri, në mbrojtjen fisnike të vendit tonë. Duke kujtuar UÇK-në, duke zhvilluar FSK-në, mbrojmë Republikën, përparojmë kombin, i kontribuojmë Evropës.

Drejtësia dhe fisnikëria jonë bëri që në mbështetje e në krahun tonë të fitonim aleatë. Është pikërisht data 24 mars 1999, kur aleanca e NATO-s filloi bombardimet mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. Në aspektin politik Bill Clinton, në atë diplomatik Madeleine Albright, në atë informues James Rubin, në atë ushtarak Wesley Clark. Ishte ky kombinimi që i dha fund pushtimit të Serbisë, ndërsa njerëzve tanë shpresë.

Bombardimet të cilat zgjatën 78 ditë, e ndalën gjenocidin ndaj popullit shqiptar nga regjimi fashist i Millosheviqit. Ky akt i dha mbështetje të fuqishme vendit tonë jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe në konfirmimin e fuqishëm që e drejta ishte në anën tonë dhe se Serbia ishte agresori i cili po kryente gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Pra falë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipërisë dhe mbështetjes së partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, si dhe anëtareve të tjerë të NATO-s, ne jemi të lirë dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkë përpara.

Ndërsa qëndrojmë këtu sot, pranë kësaj kulle, kujtojmë pikënisjen dhe gjithashtu pikësynimin tonë.

Nga ky vend në të cilin u bëmë bashkë për çlirim, nga ky vend themi që vetëm bashkë mund ta mbrojmë dhe ndërtojmë dhe zhvillojmë Kosovën tonë.

Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Lavdi familjeve Haradinaj dhe Mehmetaj! Lavdi dëshmorëve e martirëve të kombit!

Ju falemnderit. /Kosovatimes.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
FSB hapi një rast spiunazhi kundër një shtetasi amerikan
Ndërron jetë shkrimtari dhe gazetari francez Olivier Tod, i njohur për biografinë e Albert Camus
Qeveria: Themeluesi i `Prava` është një pseudogazetar
Trupat ruse sulmuan rajonin e Odessa me dronë. Sulmi zgjati tre orë, hambarët u dëmtuan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?