By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama në Londër: Kriminelët po i përdorin “ëndrrat dhe shpresat” e shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama në Londër: Kriminelët po i përdorin “ëndrrat dhe shpresat” e shqiptarëve
Ballina 2Rajon / Botë

Rama në Londër: Kriminelët po i përdorin “ëndrrat dhe shpresat” e shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 2:28 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Londra, ku po qëndron për vizitë, e ka lidhur emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe me nevojën e tregut britanik për punëtorë.

Në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama tha se problemi nuk qëndron te shqiptarët që mbërrijnë në Britani, por te fakti se disa shqiptarë përdoren në “ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët”.

“Ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh që e kemi kërkuar prej shumë kohësh. Gjithnjë kemi thënë se na duhet të ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale”, theksoi Rama.

“Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet t’i lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptaro-britanik është fantastik, ndërsa kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ata nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por, t’i veçosh shqiptarët, nuk është e drejtë”, u shpreh ai.

Në një dalje publike në nëntor të vitit që shkoi, ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, i konsideroi ‘kriminelë’ shqiptarët që mbërrinin me gomone në Britani.

Kjo deklaratë shkaktoi replika ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe britanike, ndërsa mijëra emigrantë shqiptarë dolën në protesta në rrugët e Londrës, të indinjuar nga ky etiketim dhe kërkuan që Qeveria britanike të kërkonte falje.

Rama tha se kontributi i komunitetit shqiptar në Britani do të jetojë shumë më gjatë se Suella Braverman dhe kërkoi që komuniteti shqiptar të vazhdojë “të tregojë veten siç e ka treguar deri tani, duke nderuar flamurin shqiptar dhe atë britanik”.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit në Downing Street nga kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak.

Në komunikatën e zyrës së Qeverisë britanike pas takimit, u theksua se “dy kryeministrat u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës, për të cilat u ra dakord në dhjetor, për të avancuar adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.”

Sipas autoriteteve britanike, rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor të vitit që shkoi.

Në fund të vitit 2022, të dyja vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku angazhohen për hapa konkretë për të goditur emigracionin e paligjshëm.

Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimin e qindra të burgosurve.

Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Clinton i cilëson si “marrëzi” tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
E pranon Vuçiq: Kam qenë për korrigjimin e kufirit me Kosovën, por tash kanë ndryshuar rrethanat
WMF e përfshiu Hënën në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik
Haxhiu: Personat e zhdukur – kujtesë e padrejtësisë ndaj Kosovës
Osmani për REL: Veprimet për shtirje të sovranitetit janë legjitime, suksesi varet nga bashkëpunimi me aleatët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?