By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA me sanksione ndaj kompanive dhe individëve bjellorusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA me sanksione ndaj kompanive dhe individëve bjellorusë
Rajon / Botë

ShBA me sanksione ndaj kompanive dhe individëve bjellorusë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 7:06 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për kontrollin e pasurive të huaja (OFAC), më 24 mars, bllokoi pasuritë e tri entiteteve dhe nëntë individëve, si dhe aeroplanin presidencial të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Këto masa bazohen në sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, si përgjigje ndaj goditjes brutale kundër lëvizjes pro-demokratike dhe shoqërisë civile, pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara në gusht 2020, njoftoi ky departament.

Këto veprime, gjithashtu theksojnë gatishmërinë e ShBA-së për t’i bërë thirrje për përgjegjësi regjimit në Minsk, për bashkëpunimin e tij në luftën e pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës, thuhet në deklaratë.

“Regjimi autoritar i Lukashenkas mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të realizuar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë veprime represive kundër popullit bjellorus”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

“Ne mbetemi të përkushtuar për imponimin e kostove ndaj regjimit të Lukashenkas, për shkak të shtypjes së demokracisë dhe për mbështetjen e luftës së Putinit (në Ukrainë)”, tha Nelson.

Njëkohësisht, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi kufizime të vizave për 14 persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të regjimit.

Në listën e sanksioneve, gjithashtu janë shtuar anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bjellorusisë, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, siç thuhet, të falsifikuara, në gusht të vitit 2020.

KQZ-ja e Bjellorusisë luajti rol në ndalimin e kandidatëve të opozitës, në pamundësimin e qasjes te vëzhguesit e votimit, si dhe për shkak të certifikimit të numri të pasaktë të votave. OFAC, më herët, vendosi sanksione kundër disa prej anëtarëve të saj, për shkak të mashtrimit zgjedhor dhe tani ka shtuar gjashtë emra të rinj.

Me masat e reja amerikane është sanksionuar edhe aeroplani Boeing 737, i cili përdorët si aeroplan presidencial i Alyaksandr Lukashenkas, por për të cilin theksohet se Lukashenka e shfrytëzon për udhëtime personale dhe familjare.

Të gjitha pasuritë e personave të sanksionuar, në ShBA, tani janë të ngrira dhe institucionet financiare dhe personat e tjerë që kryejnë transaksione ose aktivitete me subjekte dhe individë të sanksionuar mund të ekspozohen ndaj këtyre masave.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Filloi stuhia magnetike më e fortë në 20 vjet në Tokë 2 orë më parë

Kosova Times Kosova Times May 11, 2024
Ekstradohet nga Hungaria 49 vjeçari i dënuar me rreth 4 vjet burgim
Peskov: Nën Trumpin, megjithate SHBA kanë zhvilluar një dialog me Rusinë
Lajçak në Forumin Alpbach takohet me Osmanin
Pse Putini po tenton ta fajësojë Kievin dhe Perëndimin për sulmin në Moskë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?