Presidenti i Serbise Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq kanë njoftuar se do t’i drejtohen publikut, njoftoi Shërbimi për shtyp i Presidentit të Republikës.Ata do të flasin në orën 18 nga Pallati i Serbisë. Nuk u specifikua arsyeja e adresimit të publikut. Por kjo do te jete konferenc e pare pas adresimit te disa politikanëve perëndimorë i kanë dërguar një letër BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe duke kërkuar që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke pasur parasysh se në konfliktin e përshkallëzuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka shumë butësi ndaj qëndrimit të Beogradit.