By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
September 18, 2025
Haradinaj e Busch flasin për bllokadën institucionale në vend
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Balerina ukrainase e zhvendosur nga pushtimi rus, shkëlqen në Hungari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Balerina ukrainase e zhvendosur nga pushtimi rus, shkëlqen në Hungari
Ballina 2Rajon / Botë

Balerina ukrainase e zhvendosur nga pushtimi rus, shkëlqen në Hungari

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 5:53 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Reuters

Ndërsa dritat në Shtëpinë e Operës Shtetërore të Budapestit fiken, një balerinë ukrainase me emrin Hanna Muromtseva fillon të ngjitet në ajër në rolin kryesor të “Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit. Në fund të performancës së saj publiku shpërthen me duartrokitje.

Një varëse me hartën e Ukrainës ia kujton Muromtsevas shtëpinë.
Një varëse me hartën e Ukrainës ia kujton Muromtsevas shtëpinë.

Një vit më parë, kur kërcimtarja 29-vjeçare u largua nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, me një tren të mbushur me mijëra njerëz të tjerë pas pushtimit rus, Muromtseva pyeti veten nëse ajo do të dilte përsëri në skenë.

Muromtseva duke u përgatitur për ushtrime në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest.
Muromtseva duke u përgatitur për ushtrime në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest.

Muromtseva ishte në kulmin e karrierës së saj në Operën Kombëtare të Ukrainës kur lufta rishkroi planet e saj.

Ajo performoi për herë të fundit në Kiev, më 22 shkurt 2022.

Muromtseva duke bërë një pushim gjatë ushtrimeve.
Muromtseva duke bërë një pushim gjatë ushtrimeve.

Javën që erdhi, Muromtseva ishte në një tren duke ndarë një vend të vetëm me një mik gjatë një udhëtimi rraskapitës 12-orësh në Ukrainën perëndimore. Me sulmet ajrore ruse që kishin për cak Kievin, ajo gjeti një shofer për nënën dhe gjyshen e saj dhe i bindi të iknin.

Të gjithë u takuan në Lviv dhe udhëtuan për në Belgjikë, të mirëpritur nga një familje ku ajo dikur kishte qëndruar me pushime si fëmijë.

Kur Muromtseva u largua nga shtëpia e saj, ajo mori vetëm një çantë, duke lënë pas këpucët e saj të baletit.

Muromtseva tash mban një palë këpucë të reja baleti.
Muromtseva tash mban një palë këpucë të reja baleti.

“Kur u largova nga Kievi, nuk e mendoja se do të vallëzoja përsëri. I thashë lamtumirë karrierës time”, tha ajo midis provave për shfaqjen ku interpreton rolin e mjellmës së bardhë eterike, Odette, dhe mjellmës së zezë mashtruese, Odile.

Muromtseva e kishte interpretuar rolin, i konsideruar si një garë për balerinat më të mira, për më shumë se pesë vjet. Kompania e saj në shtëpi udhëtoi jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vende tjera deri në Kinë dhe Japoni.

Balerini rus, Boris Zhurilov, dhe balerina Muromtseva duke ndjekur një klasë vallëzimi me mjeshtren Irina Prokofieva.
Balerini rus, Boris Zhurilov, dhe balerina Muromtseva duke ndjekur një klasë vallëzimi me mjeshtren Irina Prokofieva.
Muromtseva dhe Zhurilov duke ushtruar rolet e tyre kryesore për Liqenin e Mjellmave.
Muromtseva dhe Zhurilov duke ushtruar rolet e tyre kryesore për Liqenin e Mjellmave.
Pas një dite provash, Muromtseva udhëton me autobus për në shtëpi.
Pas një dite provash, Muromtseva udhëton me autobus për në shtëpi.

Kthimi në skenë

Interpretimi i rolit kryesor në shfaqjen “Liqeni i Mjellmave” në Operën Shtetërore të Hungarisë ishte një ëndërr pas një viti mbijetimi nga një ditë në tjetrën dhe rindërtimi i vetes si balerinë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Shkallët e zbukuruara në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest ku interpretoi Muromtseva.
Shkallët e zbukuruara në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest ku interpretoi Muromtseva.

Muromtseva magjepsi audiencën me performancën e saj pasionante, pothuajse hipnotike.

“Jam e lumtur që po ngjitem sërish në skenë”, tha ajo.

“Është një prodhim krejtësisht i ndryshëm [në Budapest]. Për mua është ndjesia sikur vërtet duhet ta provoj veten. Duhet të jesh shumë fleksibile në kokën tënde, jo në trupin tënd”.

Muromtseva duke u përgatitur për dukjen para shfaqjes.
Muromtseva duke u përgatitur për dukjen para shfaqjes.

Ajo punon në fokusin e saj mendor çdo ditë, ndërsa del për shëtitje të gjata dhe gëzon shoqërinë e miqve të rinj.

Një rrobaqepëse duke rregulluar kostumin e Muromtsevas në prapaskenë.
Një rrobaqepëse duke rregulluar kostumin e Muromtsevas në prapaskenë.

Ushtrimet e vështira dhe një orar i ngjeshur gjithashtu e ndihmojnë atë ta tejkalojë mërzinë, por ndonjëherë, kur kthehet në banesën e saj me qira, ajo qan.

Muromtseva duke performuar gjatë një prove skenike në Operën Shtetërore Hungareze.
Muromtseva duke performuar gjatë një prove skenike në Operën Shtetërore Hungareze.

Muromtseva u regjistrua si refugjate në Gjermani vitin e kaluar, ku asaj iu ofruan këpucë të reja dhe një vend për të ushtruar përpara se të kalonte në audicionin për punën në Operan Shtetërore Hungareze, e cila ka kërcimtarë ukrainas, rusë dhe bjellorusë mes anëtarëve të saj të saj dhe një trupë ndërkombëtare të baletit.

Nëna dhe gjyshja e saj u kthyen në Kiev vitin e kaluar dhe ajo është e lumtur që është pranë tyre në një vend fqinj në rast se kanë nevojë për ndihmë. Nëna e saj planifikon një vizitë për ta parë në “Liqenin e Mjellmave” në fund të marsit, gjë që i jep forcë emocionale.

“Kjo do të thotë shumë për mua, pasi ajo dhe gjyshi kanë qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe në balet”, tha ajo.

Babai i Muromtsevas gjithashtu jeton në Kiev dhe kumbari i saj sapo u plagos nga vija e frontit pas disa muaj luftimesh, tha ajo.

Fragment nga shfaqja "Liqeni i Mjellmave".
Fragment nga shfaqja “Liqeni i Mjellmave”.

Megjithëse Opera Shtetërore Hungareze e ka punësuar atë edhe për vitin tjetër, Muromtseva natyrisht do të donte të kthehej në shtëpi një ditë.

Muromtseva dhe Zhurilov gjatë një prove me veshje për shfaqjen "Liqeni i Mjellmave", në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest më 16 mars.
Muromtseva dhe Zhurilov gjatë një prove me veshje për shfaqjen “Liqeni i Mjellmave”, në Operën Shtetërore Hungareze në Budapest më 16 mars.

“Po e pres këtë ditë, që një ditë të mund të kërcej sërish në skenën e Kievit, por tani për tani kam një kontratë këtu”.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Guterres i kërkon BE-së t’i shmangë “standardet e dyfishta” rreth Gazës dhe Ukrainës

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
ShBA-ja, Koreja e Jugut e Japonia mbajnë stërvitje përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut
Korrespondenti special i Kyiv Post: “Rusia po përpiqet të portretizojë NATO-n si një aktor të poshtër agresiv dhe të hedhë benzinë ​​zjarrit në Ballkan”
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunimit dhe prodhimit të drogës sintetike të llojit “Methafentaminë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?