By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë
June 3, 2025
Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
June 3, 2025
Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja
June 3, 2025
Letonia dhe Kosova ndahen baras
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli Prokurorial deklarohet pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli Prokurorial deklarohet pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në
Ballina 1Lajme

Këshilli Prokurorial deklarohet pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 8:59 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), deklaron se publikimi i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Ligjin e Këshillit Prokurorial, të cilin e ka shpallur kundërkushtetues dhe e ka rrëzuar përfundimisht, vërteton plotësisht qëndrimet dhe shqetësimet e shprehura publikisht të përfaqësuesve të sistemit prokurorial, në mënyrë që ky ligj të mos miratohej si i tillë.  

KPK-ja, deklaron se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është keqpërdorur sërish fjala e lirë, keqpërdorim ky, i cili është dhe mbetet kryekëput jashtë të drejtës demokratike dhe aq më tepër kur ai vjen nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Edhe sot u dëgjuan deklarime të tilla nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për medie, të cilat përkojnë me një pamaturi dhe joseriozitet aq të theksuar saqë shkojnë deri në kontestim të akteve që dalin nga institucioni më i lartë kushtetues, duke pohuar se “më e rëndësishmja për të është interesi individual i disa anëtarëve të KPK-së” dhe përtej saj, një zyrtare e lartë e Qeverisë, për çudi, nuk pajtohet me vendimin e një institucioni më të lartë, siç është Gjykata Kushtetuese.

Paraprakisht, për hir të transparencës publike, KPK-ja, ka shprehur disa herë para opinionit qëndrimin e vet me anë të deklaratave dhe reagimeve të njëpasnjëshme për një mbarëvajtje jo të rregullt të procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së dhe për futjen e elementeve tendencioze dhe jofunksionale, si dhe për nxitimin marramendës të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë për të proceduar e miratuar ketë Projektligj, pa e konsultuar draftin final me aktorët e këtij procesi dhe pa i pritur komentet shtesë të Komisionit të Venecias.

Gjithashtu, KPK-ja, ka theksuar sistematikisht defektet e shprehura të Ekzekutivit lidhur me mosmarrjen parasysh të propozimeve të dala nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe propozimeve të përfaqësuesve të sistemit prokurorial dhe akterëve të tjerë të sistemit të drejtësisë ose jashtë tij, gjë që realisht përbënte hapur një tendencë për të cenuar pavarësinë e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, si institucione të pavarura dhe kushtetuese.

Në këtë kontekst, rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës hoqi të gjitha dilemat ekzistuese lidhur me ketë çështje, së pari, duke marrë vendim që të rrëzohet komplet Ligji për Këshillin Prokurorial dhe, së dyti, duke parandaluar cenimin e pavarësisë së KPK-së dhe ligjësimin e ndikimeve politike në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

KPK-ja pohon se Gjykata Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me nxjerrjen e këtij vendimi të drejtë, afirmon njëherë e mirë të drejtën kushtetuese për mosinterferim politik, i cili cenon thelbësisht pavarësinë e prokurorëve të shtetit dhe përgjithësisht pavarësinë e sistemit prokurorial.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, deklaron se mbetet i përkushtuar për të mbështetur proceset e përgjithshme reformuese në sistemin prokurorial dhe do të bëjë përpjekje edhe në të ardhmen që së bashku me të gjithë mekanizmat shtetërorë të vendit, mbështetësit dhe partnerët e çmuar ndërkombëtarë, të bashkëveprojë në çdolloj nisme legjislative dhe nisma të tjera, që kanë për qëllim reformimin e nevojshëm, në mënyrë që të fuqizohet sundimi i ligjit në Kosovë dhe sistemi prokurorial i Kosovës të bëjë punën e vet të pavarur, profesionale, transparente, duke mos u ekspozuar para asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni nga palët e ndryshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja

Ambasada Amerikane:`Defender 25` tregon forcën e partneritetit SHBA–FSK

Pjesëtarët e Policisë në Gjakovë dhurojnë gjak

Dështon subvencionimi për paga për Ndërmarrjen `Pastrimi`, greva vazhdon

Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

FIFA kërkon të ulet pjesëmarrja me 18 skuadra

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Spyware FSB vodhi dokumente nga vendet e NATO-s për 20 vjet
Finlanda vendosi të mbyllë pikat e kontrollit detar në kufirin me Rusinë
Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
Zakharova kërcënon NATO-n me luftë. “Britania dëshiron të provokojë BE-në në gjakderdhje”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?