By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PSD proteston kundër themelimit të Asociacionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PSD proteston kundër themelimit të Asociacionit
Ballina 1Lajme

PSD proteston kundër themelimit të Asociacionit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 5:05 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE
Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar kundër Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që liderët e dy shteteve arritën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo marrëveshje paraqet “një faqe të keqe”, teksa akuzoi Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se është dorëzuar për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do t’i jap autonomi komunitetit serb në Kosovë.

“Askush në Kosovë nuk beson se duhet të krijohet entitet politik, paralel e etnik. Andaj, besojmë se duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur Qeverinë, e cila është e qartë se u dorëzua para nevojës për të mbajtur pushtet”, tha Molliqaj, në protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Në tekstin e marrëveshjes, neni 7 përmend sigurimin e një “niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, që sipas Molliqajt nënkupton themelimin e Asociacionit.

Kryeministri Kurti edhe në kohën kur ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit, që ai e ka quajtur ‘Zajednica’, duke argumentuar se rrezikon që në Kosovë të krijohet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

Megjithatë, Kurti ka thënë se fjala vetëmenaxhim nuk mund të barazohet me Asociacion.

“Tani që ka vendosur ta themelojë Asociacionin, nuk po e quan më as ‘Zajednicë’, as Asociacion, por po pretendon ta quajë vetëmenaxhim. Nuk ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë: është autonomi territoriale, etnike për komunitetin serb në Kosovë. Dhe po ashtu, zona të veçanta me karakter ekstraterritorial përreth kishave dhe manastireve ortodokse”, tha Molliqaj.

Në protestën e organizuar të shtunën nga PSD-ja, që nuk është parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, morën pjesë dhjetëra persona. Protestuesit zëvendësuan flamujt e Kosovës, të vendosur te ndërtesa e Qeverisë, me flamuj të bardhë, për të simbolizuar “dorëzimin” me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po ashtu, PDS lëshoi tym të zi drejt ndërtesës së Qeverisë, për të treguar, siç tha, “zymtësinë” që ka sjellë Qeveria Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit kanë arritur dy marrëveshjes për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Megjithatë, më 2015 Gjykata Kushtetuese tha se marrëveshja duhet të harmonizohet, pasi disa pika të saj nuk janë në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Kosova dhe Serbia më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Tym para Qeverisë

 

Protestuesit kanë filluar të gjuajnë tym para ndërtesës së Qeverisë.

Paraprakisht, kishin hequr flamujt e Kosovës para Qeverisë dhe vendosën flamuj të bardhë si simbol dorëzimi.Protesta është thirrur nga PSD-ja për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ata thonë se kryeministri Albin Kurti pranoi krijimin e Asociacionit.

You Might Also Like

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miliarderët rusë e rritën pasurinë e tyre në afro 540 miliardë euro në vitin 2023

Kosova Times Kosova Times April 2, 2024
Samiti Bashkimi Evropian -Ballkani Perëndimor me deklaratë të përbashkët: Thirrje për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit
Numri i të vdekurve nga greva në Belgorod është rritur në 24
Mblidhet Kuvendi, në rend dite votimi për çmimet e produkteve themelore
Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?