Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brunaro, ka njoftuar në Twitter se policia është në kërkim të një njeriu që me breke u hodh nga maja e një ndërtese trekatëshe në një nga kanalet veneciane.
Brunaro premtoi se, sic e quajti “idiot” ,per te cilen mendon se eshte turist, do t’i jepte atij nje “diplomë për marrëzi” dhe do ta shkelmonte disa herë, raporton CNN.
Hunts for ‘idiot’ who jumped off three-story building into canal, Venice….@pmcafrica pic.twitter.com/RNe7zXVKpw
— Peché Africa 🇿🇦 (@pmcafrica) March 25, 2023
Ai deklaroi se “idioti” që u hodh dhe personi që regjistroi këtë video do të arrestohet. Kryebashkiaku i Venecias u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e personave të shpallur në kërkim dhe u kërkoi atyre që të mos “pëlqejnë” videon e sipërpërmendur, e cila është bërë virale.
Vitin e kaluar, më shumë se 40 turistë u arrestuan për notim në kanalet e Venecias dhe një burrë u burgos për përpjekjen që të beje surf ne kanal.