By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive
Ballina 1Lajme

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kosova Times
Last updated: 2023/03/26 at 11:10 AM
Kosova Times Published March 26, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë. Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

“Nga Krusha e Madhe ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend që është një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Meqenëse, këtu para 24 vjetëve, forcat policore ushtarake të Serbisë rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo të gjithë burrat, por edhe fëmijë. Kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre patkojë që e kishte gjenocidin për kryefjalë të projektit serbomadh. Ne me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjet dhe vuajtjet, por në të njëjtën kohë me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritet e qeverisë tonë e të institucioneve për drejtësi e rehabilitim”, ka thënë Kurit.

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për numrin e madh të të pagjeturëve, me ç’rast, ka thënë se ata nuk janë thjesht të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

“Ata nuk janë thjeshtë vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preokupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obduksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera. Por, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të kërkojë qe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të kërkojë falje për të gjitha masakrat në Kosovë, Kurti ka thënë se këtu bëhet fjalë për njerëz, të cilët i mohojnë krimet.

Ai ka potencuar se Serbia ka mohuar edhe dëshmitë e ambasadorit, William Walker për masakrën e Reçakut.

“Ata nuk po i pranojnë krimet e kryera këtu, bëhet fjalë për njerëz, të cilët mohojnë krimet. Masakrën e Reçakut ata kanë thënë se është e fabrikuara dhe me ofendimet me të rënda i janë drejtuar edhe ish ambasadorit, William Walker, i cili ishte dëshmitar i asaj masakre. Meqenëse, kur trupat e të vrarëve ishin ende kufoma të ngrohta, ai i vizitoi dhe dëshmoi për ato krime lufte, krime kundër njerëzimit e që janë edhe gjenocid njëkohësisht”, është shprehur mes tjerash Kurti.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times March 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
INPO fton MAShTI-n që të anuloj tenderin për monitorimin e mediave kritike
Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnë
Pasuria e të afërmëve te Assad në Moskë
Armët ruse janë gjetur në një depo nëntokësore të Hezbollahut në Libanin jugor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?