By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vajza, nëna dhe gjyshja – tre breza që thurin në tezgjah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vajza, nëna dhe gjyshja – tre breza që thurin në tezgjah
Ballina 1Lajme

Vajza, nëna dhe gjyshja – tre breza që thurin në tezgjah

Kosova Times
Last updated: 2023/03/26 at 11:18 AM
Kosova Times Published March 26, 2023
Share
SHARE

Nëna dhe vajza e saj janë ato që i japin më shumë shkëlqim dhe ngjyrë sipërmarrjes “Colors of Zadrima”, apo Ngjyrat e Zadrimës, e cila udhëhiqet nga Mimoza Pjetraj në Dajç të Lezhës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Tre breza që ruajnë traditën e endjes në tezgjah dhe që u kanë dhënë mundësi edhe vajzave dhe grave të tjera të fshatit që të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrjeje.

Gjithçka ka nisur thuajse tri dekada më parë dhe Mimoza e kujton si sot se si nevoja për më shumë të ardhura, e ka bërë atë t’i kthente sytë kah tradita dhe të mos shkëputet më prej saj.

“Sipërmarrja ime ‘Colors of Zadrima’ i ka fillesat 27 vjet më parë. Artizanati i tezgjahut në Zadrimë është një dije e trashëguar ndër breza. Unë e kam mësuar nga nëna ime, që ende punon në tezgjah, edhe pse është 73 vjeçe. E nisa nga nevoja, por tani e mbaj gjallë nga dëshira e madhe për ta ruajtur dhe krenaria që jep kjo trashëgimi që përfaqëson gjithë zonën tonë”, thotë Mimoza për Radion Evropa e Lirë.

“Prej shekujsh, gjyshet tona bënin me tezgjah pëlhurat për veshjet e tyre, aq të hijshme dhe elegante, të denja për çdo sallon aristokratik të kohës”, shprehet ajo.

Punishtja “Colors of Zadrima”
Punishtja “Colors of Zadrima”

Me profesion, Mimoza është infermiere, por tashmë e gjithë zona e njeh si “duarartën” që bashkë me ekipin e saj përgatit thuajse gjithçka që i duhet një familjeje.

“Ne prodhojmë gjithçka që mund të bëhet me tezgjah, duke filluar nga veshjet, aksesorë të ndryshëm, si: çanta, shalle, portofola, deri tek aksesorët për shtëpi, si: mbulesa tavoline, peceta, mesore tavoline, rrugica, qilima etj.”, tregon artizania.

Një çantë e punuar në tezgjah
Një çantë e punuar në tezgjah

Ka kryer studimet për kimi, por punon në tezgjah

Vajza e Mimozës, 27-vjeçarja Françeska Pjetraj, ka përfunduar studimet për kimi dhe teknologji ushqimore, por nuk e ka ushtruar asnjë ditë këtë profesion.

“Gjithçka erdhi natyrshëm. Kur isha e vogël, shihja se sa të përkushtuara ishin nëna dhe gjyshja ime për të bërë punime me dorë. I adhuroja ato punime, më dukeshin aq të bukura, por, nga ana tjetër, kur i shihja se sa shumë punë dhe përkushtim kërkohej për t’i realizuar, thjesht më vinte keq që lodheshin aq shumë”, thotë Françeska.

Françeska, vajza e Mimoza Pjetraj duke punuar në tezgjah
Françeska, vajza e Mimoza Pjetraj duke punuar në tezgjah
“Pasioni për këtë zanat lindi shumë vite më vonë. Pas përfundimit të studimeve u ktheva nga Tirana dhe mora pjesë në një projekt për zhvillimin e artizanatit dhe aty lindi shkëndija që më bëri të përfshihem në këtë fushë”, kujton ajo.

Françseka sot menaxhon punishten e nënës së saj.

“Idetë që kam për ruajtjen dhe zhvillimin e traditës së punimeve me dorë, më japin shumë kurajë të vazhdoj dhe të mos dorëzohem, pavarësisht shumë vështirësive. Në fund të fundit është diçka me të cilën jam rritur dhe dua t’i jap zë një vlere kaq të madhe që zona e Zadrimës ka”, thotë 27-vjeçarja.

Nuse me fustanin e punuar në tezgjah nga nëna dhe gjyshja

Edhe në ditën e saj më të veçantë, Françeska nuk është ndarë nga tradita. Ajo ka zgjedhur të shkojë drejt altarit e veshur me një fustan të punuar në tezgjah nga nëna dhe gjyshja e saj.

“Nuk doja një nga ato fustanet e shtrenjta të nusërisë që i gjen në dyqane. Doja diçka origjinale dhe të veçantë që të mbartte traditën e Zadrimës. Nëna dhe gjyshja punuan rreth dy muaj e gjysmë për të endur me mjeshtëri pëlhurën e bardhë me fillin e krimbit të mëndafshit, që ne e kultivojmë vetë, dhe për ta qëndisur atë me motive zadrimore”, rrëfen Françeska.

“Velloja dhe fustani ishin përtej asaj që kisha ëndërruar. Do të doja që vajzat e zonës ku jam rritur, të vishnin një fustan të tillë dhe pse jo edhe vajza ime në të ardhmen”, thotë e reja zadrimore.

“Nuk doja një nga ato fustanet e shtrenjta të nusërisë që i gjen në dyqane"
“Nuk doja një nga ato fustanet e shtrenjta të nusërisë që i gjen në dyqane”

Këtë fustan të veçantë, Mimoza e ruan në punishten e saj dhe e tregon me krenari për këdo që e viziton.

Ajo thotë se përveç dy muajve kohë për ta endur pëlhurën në tezgjah dhe qëndisur atë, janë dashur edhe disa muaj të tjerë për të kultivuar krimbin e mëndafshit, për ta nxjerrë fijen e mëndafshit krejtësisht në mënyrë artizanale e më pas për të punuar fustanin.

Mimoza thotë se nuk mund t’i vendosë një çmim këtij fustani, por kostoja e tij i kalon 2 mijë eurot.

Nga matematika në tezgjah

Françeska nuk është e vetmja e re që kultivon traditën e thurjes në tezgjah apo të punimeve të tjera me dorë.

Emanuela Jaku është studente e Degës Matematikë-Informatikë, aktualisht në nivelin master.

Atë shpesh e gjen edhe në punishten “Colors of Zadrima”.

“Ideja për t’u marrë me artizanat ka ardhur nga mamaja ime. Asaj i pëlqenin shumë punimet artizanale dhe më thoshte gjithnjë: pse mos t’i mësosh dhe ti vetë. Në fillim nuk e kisha aspak me qejf, por më pas, duke hyrë më në brendësi të procesit të punimeve, thashë me vete: duket bukur, pse mos ta provoj?”, shprehet 21-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Emanuela Jaku duke punuar tezgjah
Emanuela Jaku duke punuar tezgjah

Ajo thotë se duhet shumë durim dhe përkushtim për të risjellë atë që brezat e mëparshëm, nënat dhe gjyshet e kanë bërë me aq mund e sakrifica.

“Kam tre vjet që punoj në tezgjah dhe më pëlqen shumë liria e krijimtarisë në gjërat që ne bëjmë. Gjithçka duhet bërë me një përllogaritje shumë të saktë, ashtu si në matematikë, përndryshe një gabim i vogël bën që në fund të mos kesh rezultatin që pret”, tregon studentja e matematikës.

Për të, është shumë e rëndësishme që të rejat t’i kthehen traditës, të mos e shohin atë si një punë të bezdisshme, por të bukur dhe të vlerësuar.

Rikthimi i kultivimit të krimbit të mëndafshit

Sigurimi i lëndës së parë nuk ka qenë i lehtë për Mimoza Pjetrajn. Fillimisht ka punuar me mallra importi, por gjithnjë ka pasur dëshirë që punimet e saj të jenë origjinale si ato të dikurshmet.

“Mbaj mend që shumë vite më parë kisha dëgjuar nga nëna ime apo gratë e tjera të fshatit se si kujdeseshin për krimbat e mëndafshit dhe përpunonin fijen e mëndafshit. Nga dëshira e madhe që produktet e mia të kishin vulën e origjinalitetit, e mora përsipër edhe këtë punë të mundimshme. Prej 12 vjetësh, ‘Colors of Zadrima’ kultivon krimbin e mëndafshit në periudhën maj-qershor”, thotë Mimoza.

Në atë periudhë, shton ajo, qendra hapet edhe për ata që duan ta vizitojnë dhe ta shohin këtë proces.

“Pas rreth një muaji, cikli i krimbit të mëndafshit përfundon dhe fillon nxjerrja e fijes, përpunimi dhe punimi në tezgjah. Këto janë procese që zgjasin disa muaj, janë sfiduese, të lodhshme, por përmbyllen me punime që janë 100% organike dhe autentike”, thotë Mimoza për Radion Evropa e Lirë.

Mbulesa tavoline të punuara në tezgjah
Mbulesa tavoline të punuara në tezgjah

Punimet e dhjetë vajzave dhe grave që punojnë në punishten e saj, kërkohen kryesisht nga banorë të zonës. Veshjet me motive popullore, mbulesat e tavolinës, qilimat apo rrugicat janë ndër më të kërkuarat.

Vajzat e reja kërkojnë më së shumti bluza të mëndafshit, kuleta apo çanta – produkte që ndërthurin modernen me tradicionalen.

Mimoza thotë se kostumet popullore kryesisht i kërkojnë me qira për fejesa apo dasma, ndërsa nuk mungojnë edhe kërkesat për produkte të tilla nga shqiptarët në emigrim, por edhe nga të huajt që shpesh e vizitojnë punishten e saj.

You Might Also Like

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Çmimet Emmy 2025: Kjo është lista e të nominuarve

Kosova Times March 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trazira në Leeds: Digjet autobusi, përmbyset makina e policisë. Policia u tërhoq

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Edhe sot mot me diell e vranësira të pakta
Adoptimi i të rriturve – fenomen i ri në Korenë Jugore
Palestinezët evakuohen në jug teksa Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën qendrore
Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?