By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thirrje kundër dhunës para zgjedhjeve në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Thirrje kundër dhunës para zgjedhjeve në veri të Kosovës
Ballina 1Lajme

Thirrje kundër dhunës para zgjedhjeve në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 8:18 PM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

“Është ndërlikuar dhe është duke vluar”.

Kështu Radosava Shqepenoviq nga Mitrovica e Veriut e përshkruan situatën lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, që janë caktuar për 23 prill.

“Pse t’iu gënjej kur nuk e di. Ju e shihni se e gjitha është pështjelluar”, thotë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Mlladen, që nuk deshi të bënte publik mbiemrin e tij, ka një qëndrim pothuajse identik.

“Nuk di çfarë të them, është ndërlikuar nga të gjitha anët, nuk e di. Njerëzit janë të hutuar, nuk dinë se në cilën anë janë, ose kush ose çfarë”, thotë ky banor i Mitrovicës së Veriut, që është një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndërkaq, Zoran Jeftiq dhe Zoran Tanaskoviq, ndajnë mendimin se zgjedhjet nuk duhet të mbahen derisa të plotësohen kërkesat e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe.

Kjo parti kërkon që zgjedhjet të mos mbahen derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit.

Ndërkohë, shtetet perëndimore kanë bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje apo shmangie të dhunës së mundshme, që do të mund të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Pse po bëhen thirrje për paqe para mbajtjes së zgjedhjeve?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave – që të gjithë nga Lista Serbe – dhanë dorëheqje nëntorin e vitit 2022 për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Ky vendim prodhoi incidente dhe shtyrjen e zgjedhjeve që fillimisht ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Policisë së Kosovës, në incidentet në veri u përdorën edhe armë zjarri dhe granata dore.

Situata u përshkallëzua më 10 dhjetor, kur ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq, u arrestua nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët po punonin për organizimin e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut. Pas kësaj, serbët lokalë ngritën barrikada, të cilat u hoqën më vonë kur Pantiqit iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak.

Përveç përfaqësuesve politikë të serbëve, nga institucionet e Kosovës në veri u larguan edhe zyrtarët policorë, punonjësit e administratës dhe të gjyqësorit.

Më pas, autoritetet e Kosovës vendosën që të dërgonin në veri pjesëtarë shqiptarë të Policisë nga jugu i shtetit. Ky vendim është kundërshtuar nga popullata lokale atje.

Edhe në kohë, por edhe tani, Lista Serbe është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve dhe nuk ka aplikuar për pjesëmarrje.

A ka rrezik për tensione të reja?

Miodrag Marinkoviq nga Qendra për Veprime Afirmative Shoqërore thotë se bashkësia ndërkombëtare ka kohë që po punon në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të shmangen tensionet në terren.

Kosova dhe Serbia në fund të shkurtit pranuan Marrëveshjen Bazë të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, ndërkaq më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut u pajtuan për Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marinkoviq thekson se në dialog nuk është diskutuar për zgjedhjet apo për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se këto çështje mund të jenë edhe një herë shkaktarë të tensioneve, nëse për to nuk arrihet një marrëveshje politike.

“Nuk do të befasohesha nëse do të kishte përshkallëzim. Janë krijuar kushtet për një gjë të tillë”, thotë Marinkoviq.

Sipas tij, “gjendja e jashtëzakonshme në veri është një lloj leve pushteti” në duart e Listës Serbe, përmes së cilës, kjo parti po mundohet të shtyjë përpara kërkesat e saj.

Për kthimin në institucionet e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve kërkojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen nga veriu të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

A ka pengesa teknike për mbajtjen e zgjedhjeve?

Ndërkaq, Sërxhan Siminoviq nga Qendra Humane në Mitrovicë, që merret me çështjet e sigurisë, beson se në terren ka pengesa teknike për mbajtjen e zgjedhjeve, e jo pengesa të sigurisë.

Ky është tregues se shumëçka ka ndryshuar që nga ngjarjet e dhjetorit të kaluar, pra tani ekziston Marrëveshja drejt normalizimit, e cila është pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jam shumë i bindur se nuk do të ketë asnjë reagim, por jam i bindur se këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë legjitimitet demokratik. Nëse zgjedhjet mbahen, pjesëmarrja në to do të jetë shumë e ulët”, thotë Simonoviq për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e 23 prillit, për kryetar të katër komunave në veri do të garojnë 11 kandidatë. Vetëm dy prej tyre janë nga komuniteti serb.

Sërish pikëpyetje lidhur me hapjen e qendrave të votimit

Marinkoviq dhe Simonoviq thonë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përballet me problemin e hapjes së qendrave të votimit.

Deri më tani, ka qenë praktikë që qendrat e votimit të hapen në institucionet arsimore. Por, kjo mund të ndryshojë duke pasur parasysh se shkollat në mjediset serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në këtë kuadër, nuk përjashtohet mundësia që drejtorët e këtyre shkollave të mos lejojnë që këto institucione të përdoren për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Lidhur me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë tentoi të kontaktojë shefin e administratës së arsimit në sistemin paralel, Ivan Zaporozhac, por pa sukses.

Mirëpo, drejtori i një shkolle që gjendet në territorin e komunës së Leposaviqit, që deshi të mbetet anonim, i tha Radios Evropa e Lirë se ata nuk marrin vendime nëse do të lejojnë që këto shkolla të shndërrohen në qendra votimi për zgjedhjet lokale të Kosovës.

Ai nuk deshi të saktësonte se kush merr një vendim të tillë, por shtoi se “jam në pritje të udhëzimeve nga autoritetet më të larta”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës nëse ka ndonjë alternativë tjetër për hapjen e vendvotimeve, nëse shkollat që funksionojnë sipas sistemit serb nuk do të lejojnë shfrytëzimin e ambienteve të tyre, por ky institucion nuk është përgjigjur.

As Qeveria nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it nëse janë krijuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri apo nëse ka mundësi që për këtë çështje të arrihet një marrëveshje politike.

You Might Also Like

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat

Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Kosova e ka Asociacionin ekzistues të komunave si shembull model edhe për ndërtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Izraeli u thotë palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës
Vetëm dy gota nga ky lëng në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër
Osmani ngushëllon prindërit e fëmijëve që humbën jetën në sulmin në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?