Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur derisa ishte duke u dakorduar për një punë në ndërtimtari, ndërsa dyshohet se ka pasur atak kardiak.
“Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:00, në fshatin Grabanicë të Klinës dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, raporton raporti 24 orësh i Policisë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.