By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova kultivon vlera të demokracisë dhe sundimit të ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova kultivon vlera të demokracisë dhe sundimit të ligjit
Ballina 2Lajme

Kurti: Kosova kultivon vlera të demokracisë dhe sundimit të ligjit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 3:42 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit të Këshillimi të Evropës për “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, për të cilin tha se është një hap i madh drejt barazisë.

I pari i Qeverisë së vendit tha se ky projekt ka për qëllim përafrimin e mëtejmë të ligjeve dhe të politikave tona, e kjo siç tha ai, pikërisht me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, një institucion, tek i cili aspirojmë që të anëtarësohemi, sepse besojmë dhe kultivojmë vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri Kurti tha se secila përpjekje për barazi, hapë shtigje për emancipim dhe solidaritet. Një hap i madh drejt barazisë, është edhe ky traktat që na ka mbledhur sot, e që njihet ndryshe si Konventa e Stambollit. Qeveria ka marrë përsipër obligimet që parasheh kjo konventë.

“Po angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë në përpikëri hapat e masat që kërkohen nga ne dhe ky angazhim yni mbështetet në një synim të thjeshtë: Që asnjë grua të mos jetojë me frikën e dhunës e që çdo vajzë të rritet duke u ndjerë e sigurt”, theksoi kryeministri Kurti, duke shtuar se si përgjigje ndaj dhunës, institucionet tona e kanë përmirësuar dukshëm kornizën ligjore me ndryshimet e fundit të ‘përqafimit’ të Konventës së Stambollit.

Ai shtoi se Korniza ligjore, krahas avancimit, duhet shoqëruar me politika të duhura publike, rritje të cilësisë së shërbimeve publike, pavarësi ekonomike, e financim të qëndrueshëm, andaj me qëllim të pavarësimit dhe fuqizimit ekonomik të grave, në këto dy vite të qeverisjes, janë ndërmarrë hapa konkret për një Kosovë sa më barazimtare mes grave dhe burrave.

Kryeministri Kurti tha se me përkushtim institucional e shoqëror, do të punojnë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, këtë fenomen shoqëror që pamundëson barazinë, sepse nuk mund të ketë barazi shoqërore, pa pasur edhe barazi gjinore.

“Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë. Dhunën në familje e dhunën në bazë gjinore, duhet ta luftojmë në mënyrë efikase të gjithë, gjatë gjithë kohës, e çdo kund. Do të jemi krah për krah, drejt barazisë gjinore, që është pra parakusht për një shoqëri të barabartë”, tha kryeministrit Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla sot do të mbajë konferencë për media

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
“Memorial”: Janë më shumë se 500 persona në listën e të burgosurve politikë rusë
Irani synon të instalojë centrifuga “të reja dhe të avancuara”
U vra në sy të partneres, policia greke në kërkim të vrasësve të biznesmenit shqiptar. Kush ishte ‘Oki’, konfliktet dhe paralajmërimet për eliminimin e tij
DASh kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?