By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rafuna: Afaristët kosovarë kërkojnë heqjen e pengesave gjatë eksportit në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rafuna: Afaristët kosovarë kërkojnë heqjen e pengesave gjatë eksportit në Serbi
Ballina 1LajmeLajme

Rafuna: Afaristët kosovarë kërkojnë heqjen e pengesave gjatë eksportit në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/30 at 3:14 PM
Kosova Times Published March 30, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Radion Evropa e Lirë se Oda Ekonomike e Serbisë duhet të bëjë presion te Qeveria serbe që të largojë pengesat administrative me të cilat përballen afaristët kosovarë gjatë eksportit të mallrave në Serbi.

Këto komente Rafuna i bëri në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e Forumit Investues të Dhomave të Ballkanit Perëndimor. Ky takim ka për temë “bashkëpunimin mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor”.

“Ideja është që Oda Ekonomike e Serbisë të bëjë presion te Qeveria serbe që t’i eliminojë barrierat që i kanë afaristët kosovarë. Në të kundërtën, ata [gjatë transportit të mallrave në Kosovë] do ballafaqohen me pengesat që i kemi ne”, tha ai.

Që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës në vitin 2008, afaristët kosovarë janë ballafaquar me barriera të ndryshme në aspektin e shkëmbimit të mallrave me Serbinë, pasi Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën dhe rrjedhimisht as dokumentet që lëshohen nga institucionet e saj.

Një nga pengesat me të cilat përballen prodhuesit në Kosovë është mosnjohja e certifikatës së origjinës së produkteve ku shkruan “Made in Kosova”. Me këtë mbishkrim, prodhuesit e Kosovës nuk kanë mundësi të kalojnë as transit nëpër territorin e Serbisë.

Kurse tregu i Kosovës, tha Rafuna, është i mbushur me produkte nga shteti i Serbisë.

“Kosova nuk e ndalon që të hyjë në Kosovë asnjë produkt që shkruan ‘Made in Serbia’. Pra, duhet të bisedohet ose ju t’i bëni gjërat si ne, ose ne si ju, pra kërkesa e afaristëve kosovarë është që mos kenë pengesa”, tha Rafuna dhe shtoi se prodhuesit kosovarë janë të interesuar që të gjejnë një treg rajonal, që më pas të mund të kalojnë në atë evropian.

“Është me rëndësi të eliminohen pengesat administrative dhe të shfrytëzohet kostoja e ulët për transportin e mallrave, për faktin se Prishtina është vetëm tri orë larg Beogradit dhe vetëm një orë larg Shkupit”, theksoi Rafuna.

Gjatë takimit në Shkup, Rafuna ka vënë theksin edhe në rëndësinë e ndërtimit të autostradës nga pika kufitare e Bllacës deri në Shkup, jo vetëm për lëvizjen e qytetarëve, por për uljen e kostos së shkëmbimit të mallrave.

Ndryshe, gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, Kosova ka importuar produkte nga Serbia në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar në Serbi 60.7 milionë euro produkte.

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kosova Times March 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia dhe IKMT ndërhyrje të paligjshme te Prestige Resort, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit

Kosova Times Kosova Times December 1, 2022
“Ai ofroi të ndërmjetësonte. Unë i thashë, ‘Vladimir, le të merremi së pari me Rusinë.'” Trump mbi bisedën e tij me Putinin rreth Izraelit dhe Iranit
Vetëvendosje premton fuqizimin ekonomik të grave e mbështetje për barazi
Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës
“Nëse rubineti i mbështetjes ideologjike, financiare, propagandistike kishtare për njerëzit e Proputinit në Republika Srpska do të mbyllej, ata do të binin për shtatë ditë…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?