By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Infektimet brendaspitalore, problem shtesë për QKUK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Infektimet brendaspitalore, problem shtesë për QKUK-në
Ballina 1Shëndetësi

Infektimet brendaspitalore, problem shtesë për QKUK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:47 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Agimi u shtrua në spital për të trajtuar një problem në mushkëri, por ndërkohë u diagnostikua edhe me infeksion nga bakteri Enterococcus.

Ekipi i REL-it vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 21 mars dhe Agimi kishte më shumë se një javë që ishte shtruar në Klinikën Torakale.

Mjekët e kishin izoluar në një dhomë me kujdes të veçantë, nga frika se bakteri, që sulmon indin pulmonar, mund të përhapet edhe te pacientë të tjerë.

Disa metra më larg, Klinika e Kardiokirurgjisë ka të ndarë, po ashtu, një sallë të veçantë për pacientët me infeksione.

Dhoma septike në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.
Dhoma septike në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Sipas mjekëve, aty ditë më para kanë qëndruar dy pacientë që kanë rezultuar pozitivë me bakterin Acinetobakter.

Ky bakter, që haset zakonisht në tokë apo vende me lagështi, cenon sidomos pacientët me pneumoni dhe mund të jetë rezistent ndaj barnave.

Mjekët thonë se infeksionet brendaspitalore në QKUK janë shqetësuese, por edhe të pashmangshme.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Acinetobakteri dhe baktere të tjera hasen në shumë spitale në botë – “edhe atje ku kushtet janë më të mira”.

“Ne menjëherë i marrim masat e duhura, siç është izolimi i pacientit në një dhomë të veçantë. Pastaj, ndjekim protokollet adekuate që i kemi në kuadër të ekipit për parandalimin e këtyre infeksioneve”, thotë Shurdhiqi.

Familjarët mbipopullojnë klinikat

Mbi 600 infektime brendaspitalore në një vit

Një raport i brendshëm i Ekipit për Kontrollin e Infeksioneve Brendaspitalore në QKUK ka nxjerrë në pah se, gjatë vitit 2022, janë evidentuar mbi 600 raste me infeksione brendaspitalore, në klinika të ndryshme.

Shifra ka paraqitur rritje për gati dyfish nga viti 2020, kur janë regjistruar 356 pacientë me infektime brendaspitalore në QKUK.

Sipas raportit për vitin e kaluar, që ka parë REL-i, në Klinikën e Neonatologjisë janë evidentuar 261 raste të tilla, në Kirurgji Plastike 43, në Gjinekologji 13, në Ortopedi 8, në Nefrologji 5 e kështu me radhë.

Këto raste janë konfirmuar me ekzaminime mikrobiologjike, por, siç thuhet në raport, ka edhe raste që mbeten të paraportuara.

Klinika me rrezikun më të lartë për infektime brendaspitalore, sipas mjekëve, është ajo e Mjekimit Intensiv Qendror.

Dhoma për pacientë të izoluar në Kujdesin Intensiv në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Dhoma për pacientë të izoluar në Kujdesin Intensiv në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Në vitin 2022, atje janë identifikuar rreth 271 raste dhe, sipas raportit të Ekipit për Kontrollin e Infeksioneve Brendaspitalore, infeksionet kanë qenë në shkallë prej 42.61%.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë klinikë, nuk është e mundur të izolohen pacientët, pasi vetë struktura e funksionimit të saj është e tillë.

“Në njësinë intensive ka një frekuentim të madh të pacientëve nga të gjitha klinikat dhe nga jashtë. Kjo është arsyeja numër një që në njësinë intensive, ku ne menaxhojmë, nuk e kemi komoditetin dhe nuk mund të themi se u shpëtojmë infeksioneve brendaspitalore”, thotë Uka.

Ekipi pёr Kontroll tё Infeksioneve Brendaspitalore ka rekomanduar një varg masash për të ulur rrezikun e infeksioneve – mes tjerash: rritjen e nivelit të higjienës në klinika dhe klimatizimin qendror në salla të operacionit.

Por, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, QKUK-ja, për më shumë se një vit, ka mbetur pa kompani që do të duhej të bënte dezinfektimin dhe dezinsektimin brenda këtij institucioni.

Papastërti në disa klinika të QKUK-së

Zyrtarë nga QKUK-ja thonë për REL-in se procedurat për përzgjedhjen e kompanisë, janë në “fazën finale”.

Çfarë thonë në AUV?

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, thonë se infeksionet brendaspitalore “janë shqetësuese”.

Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, autoritetet shëndetësore e kanë për obligim që t’i raportojnë rastet e infektimeve brendaspitalore në AUV, në mënyrë që Inspektorati i Shëndetësisë të marrë masa.

“Kur situata ka qenë e papranueshme, është vepruar me mbyllje. Kur vërejtjet kanë qenë të lehta, është dhënë afat për përmirësim”, shpjegojnë nga AUV-i masat që janë marrë në të kaluarën.

Nga infeksionet brendaspitalore, në shumë raste, pësojnë edhe vetë mjekët, sidomos në sallat e operacionit.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka themeluar tashmë Këshillin për Infeksione Spitalore, me qëllim parandalimin e infeksioneve të tilla. Këshilli ka mbajtur mbledhjen e parë më 23 mars, por nuk është bërë e ditur se për çfarë është biseduar.

Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar në vitin 2022, thuhet se, globalisht, qindra miliona njerëz preken çdo vit nga infeksionet brendaspitalore – shumë prej të cilave janë plotësisht të shmangshme.

Asnjë vend apo sistem shëndetësor, qoftë edhe më i zhvilluari apo më i sofistikuari, nuk mund të pretendojë se nuk ka infeksione të tilla,sipas OBSh-së.

Por, për QKUK-në, infeksionet brendaspitalore janë vetëm një prej problemeve me të cilat përballet ky institucion.

REL-i ka raportuar se në QKUK, shumë klinika kanë mungesë mjekësh dhe infermierësh, në disa të tjera pacientët duhet të presin me vite për të marrë një shërbim, në disa familjarët duhet të bëjnë punën e infermierëve, ndërsa të tjera kanë mungesë të produkteve bazike, si çarçafë apo sapunë.

You Might Also Like

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime

Kosova Times Kosova Times May 4, 2024
Çfarë na tregon fjalimi i Putinit për narrativën e tij ukrainase?
Kolona prej disa kilometrash në Merdare shkaku i kontrollit të shtuar
Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me presidentin Biden
Tre ditë pas aksidentit është identifikuar i ndjeri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?