By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes – Çfarë po ndodh?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes – Çfarë po ndodh?
Ballina 1Lajme

Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes – Çfarë po ndodh?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:03 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në Kosovë në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme.

Si ka rrjedhur problematika dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo për mandatin e presidentes Osmani mund të lexoni më poshtë në pika të shkurtra:

Pse po kontestohet mandati i deputetit?

Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të garantuara për komunitetet joshumicë.

Ndër to, 10 janë të garantuara për komunitetin serb, tri për komunitetin boshnjak, dy për komunitetin turk dhe një për komunitetin goran.

Ndërkaq, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë të garantuara nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

Kuvendi i zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Sipas rezultateve fillestare të këtyre zgjedhjeve, partia e quajtur Iniciativa Rome, kishte fituar dy mandate të deputetëve në Kuvend (njëra për komunitetin rom, si dhe ulësja tjetër që është e garantuar për tri komunitetet varësisht nga votat).

Disa parti nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian më 5 mars 2021 bënë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), duke pretenduar se zgjedhjet ishin manipuluar pasi që partia Iniciativa Rome kishte marrë vota në s’përputhje me numrin e banorëve romë nëpër komuna.

Çfarë ndodhi pas ankesës?

Më 7 mars 2021, PZAP-ja mori një vendim për ankesën e partive duke e pranuar pjesërisht këtë ankesë.

Si rrjedhojë, partisë Iniciativa Rome iu anuluan votat në disa komuna, duke bërë që të humbasin mandatin e deputetit që ishte garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian), varësisht nga votat.

Megjithatë, partive ankuese iu refuzua kërkesa që votat për Iniciativën Rome të anuloheshin edhe në disa komuna të tjera, përkatësisht në komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Mitrovicë Veriore.

Sipas ankuesve, edhe në këto komuna pati mospërputhje të votave për partinë Iniciative Rome me numrin e banorëve romë në këto komuna.

Gjykata Supreme, që është shkalla më e lartë vendimmarrëse pas PZAP-së, refuzoi ankesat e partive në lidhje me vendimin e PZAP-së, duke e lënë në fuqi këtë vendim.

Kështu, në Kuvend nga viti 2021, Iniciativa Rome përfaqësohet vetëm nga deputeti Fadil Gashi.

Çfarë i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese?

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, më 13 prill 2021.

Në këtë ankesë ata pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese në rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vendimeve, përmes së cilave nuk janë anuluar edhe votat në tri komunat e lartcekura.

Ata argumentojnë se vendet e garantuara për komunitetet pakicë në Kuvend duhet të derivojnë nga votat e po atij komuniteti. Përndryshe, llogaritet se këto komunitete pakicë nuk kanë përfaqësim adekuat në Kuvend, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Këta ankues i kanë thënë Gjykatës se në qoftë se vërtetohet se deputeti aktual i Iniciativës Rome po e mban mandatin në mënyrë jokushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese deri më tani nuk ka marrë vendim lidhur me këtë ankesë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Çfarë ndodh nëse ankesa aprovohet?

Anulimi i votave të mbetura për Iniciativën Rome do të thotë se kjo parti do të humbte edhe mandatin e vetëm që e ka në Kuvend.

Në ankesën që është dërguar në Kushtetuese shtjellohet se: Nëse deputeti aktual, Fadil Gashi, humb mandatin e tij, vendin e tij do ta zinte deputeti Erxhan Galushi, që aktualisht mban mandatin e garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian) varësisht nga votat.

Kështu, në ulësen e mbetur do të vinte një deputet tjetër nga radhët e tri komuniteteve, me më së shumti vota.

Pse po lidhet kjo çështje me mandatin e presidentes Osmani?

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill të vitit 2021, me 71 vota për dhe me 82 deputetë të pranishëm në sallën plenare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 prill 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 prill 2021.

Votimi për presidenten është i fshehtë. Megjithatë, në seancën e Kuvendit kur ishte zgjedhur përfundimisht Vjosa Osmani kishte qenë i pranishëm edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi.

Disa ditë më parë, gazeta10 kishte raportuar se mandati i presidentes mund të jetë në rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome del të jetë jolegjitim.

Kjo çështje u tematizua në shumë media, shpesh duke u ndërlidhur edhe me vendimin e dhjetorit të vitit 2020 nga Gjykata Kushtetuese, e cila e rrëzoi Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Vendimi i Kushtetueses atëherë ishte bazuar në ankesën që kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, e cila kërkoi interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Kjo votë e deputetit Ethem Arifi ishte ndër votat që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Ehat Miftaraj, ekspert ligjor nga Instituti Kosovar për Drejtësi, në një mendim të postuar në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht ndaj kërkesës aktuale, “nuk mund të rrezikohet mandati i presidentes së Republikës apo Qeverisë”.

Ai ka thënë se tashmë “kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së presidentes së Republikës”.

Ai, gjithashtu, ka thënë se në këtë rast nuk mund të bëhen krahasime me rastin e Qeverisë Hoti, pasi, sipas tij, kërkesa e atëhershme ishte bërë direkt lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë, ndërsa në këtë rast është kontestuar vetëm ligjshmëria e mandatit të deputetit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë tre skenarë kur presidenti i vendit mund të shkarkohet:

  • Nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë;
  • Nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë;
  • Si dhe në rastin kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

You Might Also Like

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE filloi përgatitjen e paketës së 14-të të sanksioneve kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Hartat e reja të publikuara, Putin dërgon tanke. Lufta në centralin bërthamor, dy veprime të Kievit
Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi
Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar të paqes
Osmani në Varshavë: Nderojmë guximin e popullit polak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?