By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lukashenka mbron vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lukashenka mbron vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi
Rajon / Botë

Lukashenka mbron vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 8:50 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka mbrojtur planin e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike – duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale nëse është e nevojshme – në territorin bjellorus, duke thënë se vendi ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje nga Perëndimi.

Duke komentuar këtë çështje për herë të parë që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi këtë veprim, më 25 mars, Lukashenka tha në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 31 mars, se ai e inicioji planin duke i kërkuar Moskës të zhvendosë armët taktike bërthamore në vendin e tij, në mënyrë që të sigurojë aftësinë për të “mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Bjellorusisë”.

Lukashenka nuk ofroi asnjë provë për ndonjë kërcënim specifik nga Perëndimi.

“Do të doja të shtoja se e gjithë infrastruktura (për armët bërthamore taktike) është gati… Këto janë armë që do të kontribuojnë për sovranitetin dhe pavarësinë tonë”, tha Lukashenka, duke shtuar se Minsku mund të ushtrojë kontroll mbi të gjitha armët bërthamore në territorin bjellorus.

Kjo duket se është në kundërshtim me pikëpamjen e Putinit, i cili gjatë një njoftimi javën e kaluar, tha se raketat taktike do të mbeten nën kontrollin e Moskës. Ekspertët ushtarakë thonë se vendosja e armëve bërthamore taktike do të çonte në krijimin e një baze të përhershme ushtarake ruse në Bjellorusi.

Minsku nuk ka dërguar trupa për të luftuar së bashku me forcat e Moskës në Ukrainë, por Lukashenka e ka lejuar Rusinë të përdorë vendin – i cili kufizohet me Ukrainën në veri – si pikë nisjeje për pushtim.

Bjellorusia gjithashtu i dha Rusisë qasje të plotë në bazat e veta ajrore, kreu stërvitje të përbashkëta dhe trajtoi ushtarët rusë të plagosur në territorin e saj.

Paralajmërimi për dislokim vjen në mes të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Perëndimit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i nisur në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Valët e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike u orientuan ndaj Rusisë, si dhe ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes logjistike për sulmin ndaj Ukrainës. Ato erdhën si sanksione shtesë ndaj atyre që tashmë janë vendosur ndaj Minskut për shkak të ngufatjes së shoqërisë civile dhe mospajtimit pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2020, në të cilat Lukashenka shpalli fitoren.

Opozita dhe Perëndimi pretendojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se zgjedhjet u mbajtën pas persekutimit dhe përjashtimit të sfiduesve të mundshëm. Që atëherë, shumë politikanë dhe aktivistë të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi ose janë burgosur.

Duke folur për pushtimin në vazhdim e sipër të Ukrainës nga Rusia, Lukashenka bëri thirrje për negociata urgjente për armëpushim “pa parakushte”.

“Është me rëndësi thelbësore të ndalet (lufta) tani, përpara se situata të përshkallëzohet. Të shpallet armëpushimi me ndalimin e furnizimit të forcave ushtarake, me armë dhe pajisje”, tha Lukashenka, duke theksuar se armëpushimi nuk mund të përdoret për të sjellë më shumë armë në konflikt, pasi Rusia mund të detyrohet të përdorë “armën më të frikshme”, nëse ndihet e kërcënuar.

Duke pasur parasysh rolin e Bjellorusisë në konflikt dhe lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, Ukraina ka refuzuar më parë ofertat nga Minsku për të ndërmjetësuar paqen. Bjellorusia ka thënë se nuk planifikon të hyjë në luftë.

You Might Also Like

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump niset drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës

Kosova Times Kosova Times April 3, 2023
Paraburgim ndaj tre të pandehurve për organizim të grupit kriminal
Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë
Spanjë, hyjnë në fuqi rregullat e reja kontroverse të udhëtimit
Të shtëna me armë zjarri në Mulhouse, një i vdekur dhe një i plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?