By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ushtria pushtoi dy vende në jug të Ukrainës
November 16, 2025
Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese
November 16, 2025
Stamboll: Evakuohet hoteli pasi tre turistë vdesin nga helmimi
November 16, 2025
Ambasadori izraelit në SHBA: Turqia nuk duhet të marrë avionë amerikanë F-35
November 16, 2025
Zelensky në Athinë – Programi dhe marrëveshja e gazit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse 1 Prilli festohet si Dita Botërore e Shakave?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Pse 1 Prilli festohet si Dita Botërore e Shakave?
Lajme

Pse 1 Prilli festohet si Dita Botërore e Shakave?

Kosova Times
Last updated: 2023/04/01 at 8:58 AM
Kosova Times Published April 1, 2023
Share
SHARE

Sot është 1 Prilli, Dita Botërore e  Gënjeshtrave, kur shumë njerëz përpiqen të bëjnë shaka me të tjerët vetëm për argëtim dhe për të qeshur, edhe pse ndonjëherë këto shaka në dukje të padëmshme kanë efekte anësore. Ajo është festuar me shekuj, por origjina e saj është e paqartë. Ka interpretime të ndryshme dhe një prej tyre është se kjo lloj “feste kombëtare” u shfaq në fund të mesjetës në Evropë si Dita e të Gjithë Budallenjve, që ishte një festë kombëtare.

Anglezët mendojnë se Dita e Gënjeshtrave është marrë nga Lindja dhe 1 Prillin e quajnë “All Fools’ Day”. Finlandezët e lidhin atë ditë me mësimin e fëmijëve për punën ekonomike në pranverë, dhe kështu është edhe në Zvicër.

Ka mendime se rrënjët e kësaj “feste” shkojnë deri në Romën e lashtë, e njohur edhe për faktin se banorët e atjeshëm dinin të kalonin mirë, duke dalë me batuta të ndryshme.

Shumë mendojnë se ky zakon është shfaqur në shekullin e 16-të në Francë, rreth vitit 1564, dhe për atë që mashtrohej, thoshin se mori një “gënjeprill”.

Në Eindhoven holandez mbahet një lloj tradite për të bërë shaka më 1 prill, gazetat garojnë për të publikuar lajme “ekskluzive”, si ardhja e disa shtetarëve botërorë në atë qytet, për sëmundjet, për eksperimentet në atomistikë.

Gjermanët e konsiderojnë 1 Prillin një ditë në të cilën janë të pambrojtur dhe ndjenjën e tyre të keqe më pak e lidhin me shakatë pa shije dhe më shumë me traditën se apostulli Judë, tradhtari i Krishtit, ka lindur më 1 prill,

Zakoni për të bërë batutat e 1 prillit nuk e ka anashkaluar as Ballkanin, kështu që shpesh në media mund të gjeje diçka që do t’i “surpriste” lexuesit.

Muzeu i Shakave në San Diego ka publikuar një listë me dhjetë shakatë më të mira të 1 prillit në shtypin anglo-sakson, dhe një nga më qesharakët ka të bëjë me politikën.

Ajo batutë i referohet radios shtetërore amerikane, e cila në vitin 1992 shpalli kandidaturën e re të Richard Nixon për zgjedhjet presidenciale, me moton: “Nuk kam bërë asgjë të keqe dhe nuk do ta bëj më”!

Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. Por ka dhe shumë gënjeshtra të tjera.

You Might Also Like

Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe me nevoja të veçanta

Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend

Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën

Në Zagreb u ndanë çmimet `Mbretëresha Teuta 2025`

Kosova Times April 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Duma miraton ligjin për përgjegjësinë për “agjentët e huaj” jashtë vendit

Kosova Times Kosova Times June 17, 2025
Minatorët pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
Shoshi: Heqja nga agjenda e kërkesës së Kosovës në KiE, e papritur
Istogu – Kastrioti, derbi i fundjavës
Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me Turqinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?