By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxha nga ‘Liria ka emër’: Historia nuk mund të rishkruhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxha nga ‘Liria ka emër’: Historia nuk mund të rishkruhet
Ballina 1Lajme

Hoxha nga ‘Liria ka emër’: Historia nuk mund të rishkruhet

Kosova Times
Last updated: 2023/04/01 at 3:43 PM
Kosova Times Published April 1, 2023
Share
SHARE

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet nesër më 2 prill nga ora 14:00.

Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që me 2 Prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të marshojmë drejt sheshit “Skënderbeu”, shtoi Hoxha.

Ajo falënderoi të gjitha kategoritë e shoqërisë, të cilat e kanë mbështetur realizimin e këtij marshi dhe janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Falënderojmë: Organizatën e Veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës UÇK-së, Të burgosurit Politikë, Shoqatat e familjarëve të të pagjeturve, Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Partitë Politike joshumicë, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Bashkësitë Fetare, Klubet dhe tifozeritë sportive, Sindikatat e punëtorëve, Forumet rinore dhe organizatat studentore të të gjitha Universiteteve të Kosovës, Komunitetin Kulturor dhe artistik, Aleancat e Bizneseve dhe Odat Ekonomike, Komunat e Kosovës, Kryetarët e Komunave, Nënkryetarët, Drejtorët, Asamblistët dhe Administratën e tyre, Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Përfaqësuesit e kompanive transportuese, Shtypshkronjat që kanë ndihmuar, Gazetarët, analistët, mediat dhe përfaqësuesit e tyre, Influencerët,  Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, Shoqatën e TMK-së, Përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe, dashninë dhe përkushtimin e secilit prej jush, veç e veç, që ne, me 2 prill, të Marshojmë të gjithë bashkë për Drejtësi. Kjo mbështetje e parezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë tonë më të lavdishme, e cila sot është rrezikuar nga interpretime të reja. Ne besojmë në drejtësinë e paalternativë – me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.

“Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar,  që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike.Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, shtoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times April 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Motta: Juventusi do të japë 200 për qind në derbi kundër Torinos

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Supë me brokoli, djathe me patate
Ancelotti pas barazimit në Mallorca: Humbëm shumë raste, nuk dua justifikim
Pulë e shpejtë në salcë
VIDEO: Shefi i gjigantit farmaceutik bie të fikët në takim me Trump, i ndihmuar nga Dr. Oz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?